Kryeministri, Edi Rama tha se socialistët do të zhvillojnë zgjedhjet vendore të qershorit hyn apo nuk hyn opozita.

Nga Librazhdi, Rama tha se shumica ka për të detyrë të mos pengojë njeri të futet në zgjedhje por jo t’i marrë me zor në garë.

Por nëse opozita futet, Rama e siguroi se do ta mundë. Nëse bojkoton, kryeministri u shpreh se do t’i marrin përsipër të gjitha bashkitë dhe do të qeverisin shumë më mirë dhe për ata që u kanë dhënë votën.

“Nuk hyni ju në zgjedhje? Mos hyni. Ne zgjedhjet do t’i bëjmë me atë që do të hyjë, por edhe po nuk hyri njeri fare ne jetojmë në demokraci. Këtu rëndësi ka të mos pengohet njeri të hyjë në zgjedhje por jo t’i marrësh me zor njerëzit t’i fusësh në zgjedhje. E provuam njëherë, e morëm Lulin me zor, ja dhamë të gjitha çfarë kërkoi, na dha fjalën që po humbi do të rrijë urtë dhe nuk do të dalë ta bëjë Shqipërinë leckë në veshët dhe sytë e të huajve, por nuk e mbajti fjalën. Nuk ka sesi të mbajë fjalën ai se është mësuar ti marrë gjërat qyl”, deklaroi Rama, raportoi Ora News.

Opozita në Shqipëri ka kërcënuar se do t’i bojkotojë zgjedhje lokale të qershorit nëse Edi Rama nuk jep dorëheqjen dhe të ngrihet një qeveri teknike që do të organizojë ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…