Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pranuar se e ka parë hartën me ndryshime kufijsh në shtetet e Ballkanit të cilën u raportua se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, e ka dërguar në zyrën e Presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, si propozim për të ardhmen e rajonit të Ballkanit.

“E kam parë dhe e kam biseduar me kryeministrin slloven [Janez Jansha] kohë më parë. E kam parë ketë dokument që ka dalë, por nuk kam asnjë koment për këtë çështje”, ka thënë Rama në Vizion Plus.

Rama tha se nuk ka qenë pro shkëmbimit të territoreve, por ka qenë pro një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk kam qenë pro shkëmbimit të territoreve, por kam qenë pro një marrëveshje historike. E kam parë një marrëveshje historike, por nuk i kam dhënë ndonjëherë mbështetje idesë së shkëmbimit të territoreve”, ka deklaruar ai, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa sa i përket marrëdhënieve me Kurtin, kryeministri shqiptar thotë se nuk ka asnjë qëndrim as për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe as për marrëdhëniet midis tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…