Kryeministri Edi Rama, pas fjalës së presidentit ukrainas Volodimir Zelensky në Kuvend, deklaroi se të dy shtetet shqiptare Shqipëria dhe Kosova qëndrojë krahë Ukrainës me gjithë çfarë kanë munduar. Ai shtoi se shqiptarët i kuptojnë mizoritë ruse pasi kjo i kishte ndodhur Kosovës dy dekada më parë.

Kryeministri Rama u shpreh se mundësitë ë Shqipërisë janë të vogla për të mbështetur materialisht Ukrainën, por është zëri i saj në tryezën e NATO-s, Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e do të jetë e pranishme edhe në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën të thirrur nga Polonia.

“Qysh prej orës së parë të agresionit mbi Ukrainën, jo vetëm ne, po krejt Shqipëria, të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, i gjithë kombi ynë, përfshirë edhe shtetin tjetër shqiptar, Kosovën, jemi rreshtuar krah jush, me zemër, me mendje, e me çdo gjë kemi mundur. Shqipëria është një vend shumë më i vogël se sa Ukraina zoti President. Mundësitë tona për t’ju ardhur në ndihmë janë krejt modeste, krahasuar me madhësinë marramendëse të sfidës suaj”, deklaroi Rama.

Rama shtoi se dhimbjen e ukrainasve i ndihmon të kuptojë rasti i Kosovës, të cilët u përballen me dhunën e spastrimit etnik para 23 vitesh e që gjysmë milioni prej tyre u shpërngulën në Shqipëri.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se sakrificat e popullit ukrainas janë edhe një shërbim i paçmuar që po i bëhet e gjithë botës demokratike.

“Edhe pse mizorinë e kësaj lufte nuk mundet ta perceptojë sa e si duhet askush tjetër, përveç popullit ukrainas, më lejoni t’ju them i nderuar president Zelensky, se historia jonë e afërt, kur gjysmë milionë shqiptarë u shpërngulën me dhunën e spastrimit etnik, nga trojet e tyre në Kosovë dhe gjetën strehë në Shqipëri, na ndihmon sidoqoftë të ndjejmë nga larg dhimbjen e madhe të Ukrainës. Ndarja e nënave e fëmijëve nga baballarët që qëndrojnë për të luftuar, mobilizimi i vajzave që marrin armët për të rezistuar, qëndresa juaj e palëkundur në krye të shtetit që nuk pranon të dorëzojë liritë e fituara, të gjitha pamjet e dëshmitë e kësaj tragjedie të paimagjinueshme deri ditën e hyrjes së trupave ruse në territorin sovran të Ukrainës, janë përveçse sakrifica ekstreme e një populli liridashës edhe një shërbim i paçmuar, që ju dhe vendi juaj po i bëni të gjithë botës deri dje të përgjumur demokratike”, tha Rama.

Në fund të fjalës së tij, Rama tha se ukrainasit që po vijnë sot në Shqipëri për të mbrojtur fëmijët nga lufta, nesër do të rikthehen për të kaluar pushime të gëzuara familjarisht, ashtu siç e kishte dëshiruar edhe Zelensky gjatë një takimi që kishte pasur me kryeministrin kohë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Qeveria e Kosovës merr vendim të ri për strehimin e afganëve

Është miratuar nga Qeveria e Kosovës vendimi për ofrimin e mbrojtjes së…

Rinisin sot bisedimet për paqen

Rusia dhe Ukraina do të rinisin sërish sot bisedimet për gjetjen e…

Quni: Nuk jemi të interesuar për luftë, por nëse është e pashmangshme, prapë do të fitojmë

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb,…

BE sanksione 31 zyrtarëve Bjellorus, ‘shpëton’ Lukashenko

Bashkimi Evropian synon të vendosë sanksione ekonomike ndaj 31 zyrtarëve të lartë…

Mediumi spanjoll: Spanja po e përgatit kthesën historike karshi Kosovës

Qeveria e Pedro Sanchezit po përgatitet për një kthesë historike sa i…