Në Tiranë është duke u zhvilluar takimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisionarin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në llogarinë e tij në Facebook, shefi i ekzekutivit të Shqipërisë ka theksuar se kjo është mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit, njofton Klan Kosova.

Kjo për faktin se mbledhjet e tjera që kanë pasur të bëjnë me këtë temë, zakonisht janë mbajtur në Bruksel.

“Tiranë – Një tjetër ngjarje e rëndësishme në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit”, ka shkruar Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mali i Zi e shpall ambasadorin serb person “non grata”

Ambasadori serb në Malin e Zi Vladimir Bozovic është shpallur  person “non…

Joseph tregon se si e sheh SHBA-ja Vuçiqin: Ai është problemi në Ballkan

Ai ka theksuar se ka marrë konfirmimin se qëndrimi zyrtar i Abazoviqit…

Numri i njerëzve të prekur nga tërmetet në miliona – thotë OBSH-ja

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se deri në 23 milionë njerëz…

Deputetja Smileska me koronavirus

Keti Smileska nga radhët e LSDM ka rezultuar e sëmurë nga koronavirusi.…

Më shumë deputetë me prejardhje imigrimi në Bundestagun gjerman, DW sjell rrëfimin e njërit prej tyre

Bundestagu i sapozgjedhur ka 735 anëtarë, më i madh në numër se…