Ashtu si dje në Roskovec, edhe sot opozita e priti me protesta Edi Ramën në Fier.

Qindra protestues janë grumbulluar me pankarta në duar “Rama ik. Jo oligarkëve”.

Kryetari i PD Fier Luan Baçi ka akuzuar policinë se po provokon protestuesit.

Ai ka folur me megafon duke i kërkuar policisë të qëndrojë larg nga protestuesit dhe iu ka bërë thirrje mediave të pasqyrojnë të vërtetën. Sipas Baçit, ka policë të infiltruar mes protestuesve.

Ai iu ka bërë apel gjithashtu dhe protestuesve të mos përplasen me forcat e policisë.

“Mos prekni policët. Nuk dua konflikt me miqtë tanë, me vëllezërit tanë. Policia ka hipur në trotuar, është futur mes protestuesve. Mos provokoni qytetarët”, deklaroi Baçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…