Diskutohet për proceset integruese dhe ndryshimet kushtetuese

Prej më tepër se 180 minuta në vilën qeveritare 30, Kryeministri bashkëbisedoi në një darkë informale me përfaqësuesit e 4 partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ali Ahmeti e zv/Kryeministri Artan Grubi nga BDI, Menduh Thaçi nga PDSH, Arben Taravari i Aleancës Shqiptare e Afrim Gashi i Alternativës e pranuan ftesën e Edi Ramës për t’u takuar në Tiranë.

I vetmi që refuzoi ishte kreu i Besës, Bilal Kasami. Por ai ka shpjeguar se mospranimi i ftesës ka lidhje me problemet që ai ka me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin.

Pas takimit ata pohuan se temat që u prekën në takimin që e cilësojnë vëllazëror ishin  nga e ardhmja e marrëdhënive të vetë faktorit shqiptar në shtetin fqinj, integrimi europian e si pjesë e tij dhe ndryshimet kushtetuese që duhet të miratojë Parlamenti i Shkupit, detyrim i vendosur nga Brukseli e nga të cilat varet dhe fati i procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

Ali Ahmeti: Është biseduar për fatet e përbashkëta, si të shtetit tonë ashtu edhe të Shqipërisë.

Menduh Thaçi: Biseduam për të ardhmen tonë të përbashkët në BE, jo diçka më shumë konkrete.

Arben Taravari: Ndër të tjera kemi biseduar edhe për atë. Shumica e partive shqiptare as që diskutohet se janë për ndryshimet kushtetuese.

Por ashtu si dhe klasa politike shqiptare, dhe mes faktorit shqiptar në Shkup nuk mungojnë përplasjet. Ndaj të pyetur përse nuk ulen me njëri-tjetrin të dialogojnë, edhe në Shkup si në Tirane ata përgjigjen:

Arben Taravari: Mirë është që edhe vetë të iniciojmë ndonjëherë kur mendojmë se kemi çështje të cilat janë të rëndësishme.

Menduh Thaçi: Unë jam ulur edhe në Shkup por nuk ka qenë aq afirmacion.

Vetë Edi Rama që akuzohet nga opozita në Maqedoni se po përpiqet të mbajë në këmbë shumicën e Kovaçevskit duke bindur faktorin shqiptar që ta mbështesë, nuk foli pas takimit. Ai u mjaftua me postimin e kësaj fotoje nga brenda takimit duke e shoqëruar me një urim për një vit të mbarë për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

MPJ: Nuk ka detyrime të reja mes Shkupit dhe Sofjes!

Nga Ministria e Punëve të Jashtme sot kanë hedhur poshtë të gjitha…

Udhëheqësi i lartë ushtarak amerikan thotë se një raketë hipersonike e Kinës ‘përshkoi botën’

Një raketë test hipersonike e Kinës gjatë verës “përshkoi botën”, tha gjenerali…

Shpërthim i madh në zonën e Leverkusenit, autoritetet e konsiderojnë si rrezik ekstrem

Një shpërthim i madh në Gjermani dridhi shtëpitë në qytetin e Leverkusenit,…

Tetovarët: Kryetarja na ka harruar! 5 autobusët nuk lëvizin sepse nuk ka shoferë, thotë Arifi

Ka muaj që lagjja 146 në Tetovë ka mungesë të ujit. Kryetarja…

Përfshirja e prokurores në një audio-incizim, reagon ministrja Haxhiu: Ky skandal sikurse edhe të tjerat nuk guxojnë të na heshtin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve,…