Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në prag të raundit të ri të dialogut në Bruksel, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të luftojë për popullin e tij “si një luan” dhe se çdo vendim i marrë në “mënyrë të njëanshme kundër serbëve nuk do të kenë miratimin e përfaqësuesve politikë të serbëve dhe as të popullit serb”.

“Formimi i Asociacionit është një obligim ndërkombëtar i Prishtinës, për të cilin u angazhuan përfaqësuesit e Prishtinës dhe jo vetëm ata, por edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Populli serb nuk do të pajtohet me këtë, ashtu siç nuk do të pajtohet me zvarritjen pafundësisht. Në këtë kuptim, ne nuk i shmangemi mundësisë së formimit të Asociacionit vetë, duke respektuar marrëveshjen ndërkombëtare që parashikonte ekzistencën e saj”, tha Rakiq.

Ai tha se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti sipas tij, janë absolutisht kundër dialogut Beograd-Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

76-vjetori i gazetës “Rilindja”

Sot bëhen 76 vjet, kur për herë të parë u shtyp gazeta…

OKB i bën thirrje Bosnjës të mos vendos emigrantët në vende të pasigurta

Kombet e Bashkuara i bënë thirrje të martën Bosnje e Hercegovinës që…

Makolli nga Kizhevak: Kërkojmë përgjigje edhe për 11 lokacione të tjera që mund të ketë trupa të varrosur

Kryetari i Grupit Punues të Delegacionit të Kosovës për Persona të Zhdukur,…

Dështimi i shtetit ligjor, të rinjtë braktisin vendin

Nuk ka drejtësi në horizont, por vetëm në letër. Kjo është një…

Telefonat inteligjentë i kanë bërë njerëzit më dembelë – studimi britanik tregon edhe rrezikun shëndetësor nga një sjellje e tillë

Përtacia për shkak të telefonave inteligjentë është përkeqësuar – megjithëse në Britani…