Ashtu si edhe gjithkund, ka një grup të personave të korruptuar që punojnë këtu dhe të cilët arrijnë që të “fusin” ndonjë telefon. Ne kryejmë kontrolle të rregullta, ua marrim këto telefona dhe i sanksionojmë fajtorët, thotë drejtori i Burgut të Shutkës, Esad Rahiq, në intervistë për REL në gjuhën maqedonase.

Prej kësaj jave, atje gjendet edhe prokurorja speciale, Katica Janeva, e cila është e dyshuar në rastin “Reket”. Rahiq thotë se Janeva nuk është në repartin e grave, por është në një repart të veçantë, ku sipas vlerësimit të sigurisë në burg ka tjetër trajtim, si për siguri, shëndet dhe aspekte tjera.

“Në parim, asnjë person i paraburgosur nuk është vetëm, tani patjetër duhet që të ketë edhe një person tjetër. Megjithatë, duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për person i cili ka qenë prokuror special, me interes të veçantë në shoqëri, ne vlerësuam se në një periudhë të caktuar kohore duhet të bëjmë vlerësim të plotë të sigurisë dhe shëndetit dhe ngjashëm, dhe zonja është vendosur në repart adekuat. Ne jemi pak të kufizuar me kapacitetet e akomodimit, ne kemi tre reparte dhe për fat të keq pas një kohe të gjatë, për herë të parë në historinë e paraburgimit dhe burgimit po ndodh që të kemi 18-20 gra, më së shumti ka pasur nga 3-4. Ato janë dhoma pak më të mëdha, të mos them qelia , në të cilat ka nga 4,5 ose 6 gra. Ka profile të ndryshme të grave brenda, ka gra të dënuara për vrasje, për mashtrim dhe shumë rëndë është që ta vendosni aty një profil si zonja Janeva në mesin e personave të tillë, por ne e kryejmë punën tonë, kështu që atë e kemi vendosur në një vend më të mirë”, Rahiq.

Parapraku i juaj ka dhënë dorëheqje pasi që ka pasur një rrahje mes ministrave Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski me të burgosur tjerë. A mundeni ju ta garantoni sigurinë e të gjithë të paraburgosurve dhe të burgosurve?

“Zotëri Kotevski përpara mu në mënyrë korrekte e ka kryer punën e tij. Mendoj se ajo është një përzierje e rrethanave, të mos them kurdisje klasike, që një pjesë e atyre që kanë marrë pjesë në rrahje të dalin jashtë”, thotë drejtori.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mbretëria e Bashkuar sanksionon 206 subjekte të tjera ruse

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur edhe 206 individë dhe biznese të tjera…

Thaçi: Ali Ahmeti ka sjellë në Maqedoni kriminelë nga Kosova për të “masakruar” zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi ka…

Policia ndalon një serb në kufi, i gjen mbi 12 mijë euro dhe 363 mijë dinarë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një person…

Hyrja në lokale në Kosovë, vetëm me pasaportë shëndeti

Vitia: Vlen certifikata e vaksinimit ose testi PCR Si shumë shtete të…

KRRE do të vendosë për çmimet e reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRRE) sot do të…