Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë dhe është qëllim strategjik i Bullgarisë. Megjithatë integrimi i saj nuk mund të ndodh paraprakisht pa u garantuar të drejtat e bullgarëve në RMV dhe pa u ndaluar gjuha e urrejtjes”.

Këtë e ka thënë presidenti bullgar Rumen Radev, në hapjen konferencës “Perspektiva evropiane për marrëdhëniet e mira fqinjësore në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Radev gjithashtu theksoi se Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet e diskutueshme politike me Maqedoninë e Veriut para fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, sepse në dekadat e fundit ka pasur shumë raste në marrëdhëniet në të cilat besimi bullgar nuk është justifikuar nga Maqedonia e Veriut.

“Ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut dhe futja e një fjale – bullgarët, së bashku me kombet e tjera shtetformuese, në vend do të thotë se ajo e pranon idenë evropiane”, tha Radev.

Sipas presidentit bullgar Radev, moszgjidhja e çështjeve politike mes dy vendeve fqinje bllokon edhe shkëmbimet në të gjitha fushat e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Në Maqedoni kanë arritur 2.400 persona nga Ukraina, prej tyre kanë ngelur vetëm 600

Sipas informacioneve të MPB-së dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, rreth…

Mustafa: Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar në UÇK

Ish-komandanti i UÇK’së, Rrustem Mustafa – Remi ka thënë se kryeministrin e…

Momenti kur treni e bën copë–copë makinën në Los Angelos, shpëton shoferi

Kamerat e sigurisë në jug të Los Angeles të Shteteve të Bashkuara…

Maqedoni e Veriut: 24 të vdekur dhe 323 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24…

Një aeroplan izraelit zbarkoi në Turqi për herë të parë pas 10 vjetësh

Aeroplan i linjës ajrore izraelite El Al zbarkoi sot në Turqi për…