Presidenti bullgar, Rumen Radev ka theksuar se pret që Qeveria aktuale bullgare t’i përmbahet me përpikëri Deklaratës së Kuvendit Popullor, konsensusit dhe vullnetit të bullgarëve për zgjidhjen e çështjeve të hapura para fillimit të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Siç raporton BGNES, Radev përsëriti se qëndrimi bullgar për integrimin evropian të Maqedonisë bazohet në rezultate, jo në afate dhe kushte të vendosura nga jashtë. Sipas tij, çdo devijim i Qeverisë bullgare nga interesi kombëtar bullgar do të shkaktojë krizë në qeveri, përcjell INA.

“Këshilltarët e kryeministrit në asnjë mënyrë nuk duhet t’i cilësojnë bullgarët maqedonas si pakicë. Kjo mund të dëmtojë tërë procesin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë,” paralajmëroi Radev.

Edhe deputeti i opozitës GERB dhe ish-ministër i Jashtëm Daniel Mitov ka kritikuar kryeministrin Kiril Petkov se e ka nisur qëndrimin me gënjeshtra dhe po vazhdon ta bëjë këtë. “Qeveria nuk ka bërë asgjë. Petkovi nuk e kupton rastin e Maqedonisë, nuk e ka kuptimin e historisë së popullit të tij dhe nuk e ka idenë se sa është skalitur ky rast në vetëdijen e çdo bullgari”, tha Mitov.

Si Mitov ashtu edhe Radev i kanë bërë thirrje Petkovit që të jetë i kujdesshëm në përdorimin e termit minoritet kur flitet për Maqedoninë.

“Ne nuk kërkojmë asnjë të drejtë për minoritetin bullgar. Bullgarët në Republikën e Maqedonisë duhet të marrin statusin e kombit ndërtues. Ju bëj thirrje të jeni të kujdesshëm kur flisni. Bullgaria, sipas Kushtetutës, nuk njeh të drejtat kolektive, por vetëm ato individuale. Një fjalim i tillë mund të krijojë probleme në të ardhmen,” paralajmëroi Mitov.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti vazhdon takimet në Bruksel, pritet nga Komisioneri i BE-së për Drejtësi, Didier

Pas takimit me kryeministrin belg De Croo dhe Komisionerin për Bujqësi dhe…

Derivatet e naftës me çmime të reja

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka vendosur që lirohen…

“Çmenden” serbët/ Ja çfarë shkruajnë për armatosjen e Ushtrisë së Kosovës nga Turqia

Gazeta serbe “Kurir” ka shkruar se shteti i Kosovës ka nënshkruar kontratën…

Nëna shqiptare nuk e rrezikon shtetin”, ASH reagon për mosrepektimin e Ligjit për Shtetësi (Video)

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar edhe njëherë ndaj, siç thonë, shkeljes…

Avokati i Alimit dhe Gurit kërkon përjashtimin e Janevës dhe Fetait nga lënda “Titanik 3”

Avokati i Ejup Alimit dhe Ismet Gurit në rastin Titanik 3 kërkon…