Qytetarë nga Krusha janë duke protestuar kundër uljes së dënimit ndaj Darko Tasic, i dënuar për masakrën në Krushë të Vogël, në 1999, në Kosovë.

Familjarët e viktimave e kanë quajtur të pa drejt vendimin e Gjykatës së Apelit për uljen e dënimit.

Shpresa Shehu, përfaqësuese e fshatit Krushë tha se vendimi është shumë shqetësues.

“Do presim të del dikush nga Gjykata e Apelit, dhe t’i thotë disa fjalë.  Është i vetmi që është dënuar, dhe prapë ia ulin dënimin”, tha ajo.

Para disa ditësh, Gjykata e Apelit të Kosovës ka njoftuar se ka ulur dënimin për Darko Tasic.

Gjykata ka vendosur uljen e dënimit nga 22 në 11 vjet, përfshirë edhe periudhën e paraburgimit.

“Gjykata e Apelit, gjeti se në veprimet e të akuzuarit, të ndërmarra gjatë luftës se fundit në Kosovë, konkretisht ndërmjet datës 25-27 mars 1999, përmbushen të gjitha elementet e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë( LPRSFJ), vepër kjo sanksionuar edhe sipas nenit 3 Konventës së Gjenevës dhe protokollit të dytë të saj”,  kishte njoftuar Gjykata e Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…