Vendet e QUINT-it, përmes një deklarate, njoftuan se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës janë në përputhje me ligjet dhe shprehën keqardhjen që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar “të drejtën demokratike për të marr pjesë në këto zgjedhje”.

Përmes një deklarate, këto shtete kanë shprehur keqardhjen për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në këto zgjedhje.

“Na vjen keq që Lista Serbe nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marr pjesë në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Të sigurohet që ato të mbahen në një mënyrë paqësore dhe e rregullt është thelbësore”, thuhet në deklaratë.

Vendet QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) bëjnë thirrje për shmangie të dhunës dhe janë optimist që autoritetet shtetërore të veprojnë me profesionalizëm.

 “Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, e cila prishin zgjedhjet”, thuhet pos tjerash në këtë deklaratë./rtk/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Edhe personat e famshëm në mbarë botën reagojnë ndaj Izraelit

Këngëtarë, aktorë dhe modele të famshëm në të gjithë botën bënë thirrje…

Kriza e refugjatëve vijon në kufirin polako-bjellorus

Bjellorusia ndërton kampe dhe ndihmon refugjatët Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz…

Presidenti kroat sulmon BE, Milanoviç: Borrell dhe Von der Leyen, skandalozë

Dekada e parë e Kroacisë në Bashkimin Evropian nuk ishte një sukses,…

Demiri: Koncepti i LSDM-së “Një shoqëri për të gjithë” dështoi në Idrizovë

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri në rrjetin social Facebook ka reagual…

Rrjedh biseda: Anëtarë të elitës ruse e përshkruajnë Putinin si “xhuxh” e “djall”

Gazeta britanike “The Telegraph” ka publikuar një shkrim, në të cilin thotë…