Vendet e QUINT-it, në 7-vjetorin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastrin e Deçanit, kanë përsëritur thirrjen e tyre dretjurar Qeverisë së Kosovës për ta zbatuar vendimin për regjistrimin e tokës së këtij manastiri.

Sipas QUINT-it, pavarësisht këtij vendimi juridik të para shtatë vjetëve dhe kërkesave pasuese, kjo nuk është zbatuar ende.

“Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian përsërisin thirrjen për Qeverinë e Kosovës që të zbatojë plotësisht dhe me urgjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit. Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Pavarësisht këtij vendimi juridik dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës nuk është zbatuar ende shtatë vjet më vonë”, thuhet në deklaratë.

QUINT-i tha se sundimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë detyrime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, duke përfshirë përparimin e mëtejmë në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Sipas këtij misioni, vonesat e mëtejme janë vetëm pengesë për përparimin e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Peruja shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, mbi 300 turistë bllokohen në Machu Picchu

Rreth 300 turistë nga e gjithë bota janë bllokuar bllokuar në qytetin…

Komandanti dhe policët do të përfundojnë në gjykatë, janë suspenduar nga burgu i “Idrizovës”

Katër policët dhe komandanti që ishin pjesë e ndërrimit të arratisje të…

Presidentja Osmani përmend në Doha krimet e përgjakshme serbe: Qëndroj para jush si e mbijetuar e një lufte gjenocidale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është një vend…

Suharekë : 200 hektarë përfshihen nga zjarri, flakët po përhapen me shpejtësi (VIDEO)

Në  fshati Studençan dhe fshati Tërnje në  afërsi të  komunës së  Suharekë…

Rrjedh biseda: Anëtarë të elitës ruse e përshkruajnë Putinin si “xhuxh” e “djall”

Gazeta britanike “The Telegraph” ka publikuar një shkrim, në të cilin thotë…