Qindra njerëz që kishin ikur nga lufta në Ukrainë tani po kthehen. Në Budapest, më shumë se 200 pasagjerë u panë duke pritur trenin që shkonte drejt Ukrainës.

Yulia Kalinina, e cila po udhëtonte me motrën e saj për t’u ribashkuar me burrat e tyre, pranoi se nuk kishte qenë një vendim i lehtë.

“Kam frikë”, tha Kalinina, 39 vjeç, e cila është nga Kievi. “Por unë dua shumë të shkoj në shtëpi. Dua të shoh burrin tim. Më mirë do të kisha frikë me të sesa të kem frikë vetëm këtu”, shtoi ajo.

Burrat ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç u ndalohet të largohen nga vendi në rast se u nevojiten për të luftuar, raporton skynews.

Kalinina dhe motra e saj janë pjesë e një numri refugjatësh që janë të lodhur nga ndarja nga familja dhe nuk mund të gjejnë mundësi në Evropë dhe kanë filluar të kthehen në Ukrainë.

Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës tha se vetëm të dielën, më shumë se 22 mijë ukrainas kaluan kufirin përsëri në vend, krahasuar me 33 mijë që u larguan.

Më shumë se katër milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Truss: Ukrainës i duhen më shumë armë

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, u ka kërkuar…

Portugalia arreston rabinin që ia dha nënshtetësinë Abramovichit

Oficerët në qytetin verior të Portos në Portugali kanë arrestuar liderin e…

Gazetarja e televizionit shtetëror rus “deklaron se Lufta e Tretë Botërore ka nisur” pas fundosjes së anijes Moskva të Rusisë

Një gazetare e televizionit shtetëror rus thotë se Lufta e Tretë Botërore…

Rreth 150,000 refugjatë ukrainas janë regjistruar në Gjermani

Gati 147,000 njerëz që po largohen nga lufta në Ukrainë janë regjistruar…

VMRO-ja kërkon zgjerimin e hetimit për rastin “Reket”

Partia e Mickoskit kërkon zgjerimin e hetimit për rastin “Reket” duke përfshirë…