Qeveria e vendit do të vendos për disa masa lehtësuese. Koordinatori qeveritar i shtabeve të krizës së komunave për menaxhim me Kovid-19, Bujar Osmani theksoi për TV24 se në mbledhjen e Qeverisë të sillet vendim për lehtësimin e masave për segmente të caktuara të cilat janë më pak të rrezikuara.

Sipas tij, në bazë të analizave të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse tashmë ka kushte që pjesërisht të lehtësohen masat në disa segmente.

Ai përsëriti qëndrimin se shtyrja e vendimeve për lehtësime të masave ka të bëjë me rritjen e përqindjes së të infektuarve gjatë këtyre ditëve.
“Për këtë, tha, janë shtyrë vendimet për masa të lehtësuar atë cilat priteshin që nga e premtja. Sipas të gjitha parametrave, nuk ka kaluar rreziku dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Mendoj se situata nuk është më e mirë se para disa javëve dhe muajve. Është nën kontroll, por nuk duhet të dështojmë tani kur shihet pak dritë në tunel. Të durojmë edhe pak”, tha Osmani. Pronarët e restoranteve dhe kafeneve kanë kërkuar që sa më shpejt të lejohet hapja e tyre, për shkak të rrezikut të falimentimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…