Në seancën e sotme Qeveria vendosi për shkarkimin e Drejtorit të Inspektoratit të Tregut, Stojko Paunovki, mëson TV21 nga burime qeveritare.

Shkarkimi i tij nga ky post vjen pas kundërshtimeve të drejtorit për të pranuar të gjithë 35 administratorët e rishpërndarë nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Ata janë prej 1.349 nëpunësve të punësuar me programin K-5, që me vite merrnin pagë por nuk shkonin në punë.

Arsyetimi i drejtorit Paunovski ishte se vetëm 12 nga 35 që u parapanë për në Inspektorat janë me shkollimin e duhur për t’u punësuar. Për të tjerët Paunovski nuk mund të siguronte punësim e as ndryshim të sistematizimit, të paraparë me nenin 5 të ligjit për shpërndarjen e administratorëve të porgamit K-5.

Pas kësaj, vijuan përplasjet mediatike mes Paunovskit, kryeministrit Zaev dhe zëvendësit të tij të parë Artan Grubi, rreth kësaj çështjeje, që çoi deri në propozimin për shkarkim të drejtorit të inspektoratit. Kryeministri sot tha se cilido që të jetë vendimi i Qeverisë, bashkëpunimi me bashkëpartiakun e tij do të vazhdojë, por shkarkimi bëhet për çështje parimore, sepse siç tha Zaev, nëse nuk ndërmerret asgjë, atëherë edhe 1.179 drejtorët e tjerë në shtet mund të bëjnë polemika përmes mediave, të mos e zbatojnë ligjin dhe vendimet e marra nga ekzekutivi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…