Dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në dokumente dhe targat ilegale nuk do të diskutohen në takimin e 18 gushtit në Bruksel, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Nga ekzekutivi thonë se vendimet janë të institucioneve të Kosovës dhe të parapara edhe në marrëveshjet e kaluara të Brukselit, andaj nuk mund të jetë temë e diskutimit.

Megjithatë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk tregon se cila do të jetë agjenda e takimit, derisa thotë se nuk do të ketë takim në nivel të kryenegociatorëve, para atij të nivelit të lartë.

“Për agjendën e takimit do t’ju njoftojmë me kohë. Vendimet për targa dhe dokumente për hyrje-dalje janë vendime të qeverisë, që janë të parapara edhe në marrëveshjet për të cilat palët janë dakorduar në të kaluarën, andaj ato nuk mund të jenë temë diskutimi e këtij takimi”, tha Kryeziu në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

Detaje për takimin e 18 gushtit nuk jep as zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

“Mund të konfirmoj se pasi përfaqësuesi i lartë Josep Borrell ftoi të dyja palët në Bruksel, presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti e pranuan ftesën dhe ata do të priten në Bruksel më 18 gusht nga përfaqësuesi i lartë dhe përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak për të diskutuar rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë. Do të ndajmë më shumë detaje rreth logjistikës dhe agjendës më afër ditës së takimit”, thekson ai.

Këtë takim e shohin me skepticizëm njohësit e procesit të dialogut.

Analisti politik, Artan Muhaxheri thotë se zhvillimet në veri të Kosovës kanë ndryshuar dinamikën e dialogut.

“Zhvillimet në Mitrovicën e Veriut kanë ndryshuar dinamikat e dialogut. Natyrisht nuk pritet që i njëjti të vazhdojë ashtu siç ishte para atyre ngjarjeve. Për këtë arsye, presioni i madh ndërkombëtar pritet të intensifikohet edhe më shumë, pasi kjo është mënyra e vetme që palët të kenë vullnet më të madh dhe mundësi për të arritur një zgjidhje. Zgjidhja natyrisht do të jetë kreative, pasi Serbia nuk mund të pranojë bllanko vendimin e Kosovës, s’i ka pranuar as vendimet e kaluara”, thotë ai.

Megjithatë, ai shton se Serbia mund edhe të tërhiqet nga refuzimi kategorik i dy vendimeve të Kosovës për reciprocitet dhe targa ilegale.

Takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel po mbahet pas më shumë se një viti, derisa kanë mbajtur një takim joformal muaj më parë në Berlin./KP

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zëdhënësi i talibanëve: Afati i 31 gushtit për tërheqjen e ndërkombëtarëve – “vijë e kuqe” (VIDEO)

Një zëdhënës i talibanëve tha se afati i 31 gushtit për tërheqjen…

Rëndohet situata e pandemisë në Rusi

Shifra të larta të viktimave, qytetarët me maskë dhe doreza në vende…

“Der Spiegel”: Ballkani kërcënohet nga një konflikt i ri, pasojat do jenë të mëdha

Revista gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një shkrim situatës në Ballkan.…

Grenell, përfundimisht do të largohet nga pozita e ambasadorit në Gjermani

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, përfundimisht do të largohet nga pozita…

Piloti humb jetën pasi një aeroplan luftarak i marinës amerikane rrëzohet në Kaliforni

Marina amerikane thotë se një prej aeroplanëve të saj luftarakë është rrëzuar…