Shkupi po e pret formimin e Qeverisë së re bullgare për vazhdimin e negociatave rreth kontestit dypalësh. Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski tha për Alsat se qëndrimi i Shkupit mbetet i pandryshueshëm, pavarësisht kush do ta udhëheqë Qeverinë e re bullgare.

Pavarësisht kush do të jetë kryeministër dhe si do të jetë përbërja e Qeverisë së re në Bullgari, Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbetet në pozicionet parimore dhe me angazhim të fuqishëm do të vazhdojë negociatat për t’i zgjidhur çështjet e hapura. Për çështjet e identitetit nuk bisedohet dhe nuk mund të negociohet”, tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.

Ministria e Jashtme konfirmon se tashmë i ka dërguar edhe ftesë Sofjes për konferencën e parë ndërqeveritare, e cila pos nga formimi i Qeverisë së atjeshme, varet edhe nga harmonizimi i Planit të përbashkët aksionar por edhe nga raporti vjetor i Komisionit të historisë.

MPJ po i përcjellë proceset politike dhe ka bashkëpunim korrekt me MPJ-në e Bullgarisë. Presim që negociatat për formim të Qeverisë së re në Sofje ta përshpejtojë harmonizimin e Planit Aksionar për bashkëpunim mes sektorëve. Ministria e Jashtme dërgoi ftesë zyrtare për mbajtjen e Konferencës së përbashkët ndër-qeveritare dhe po pret përgjigje, varësisht situatës dhe formimit të Qeverisë”, thonë nga Ministria e Jashtme.

Zv/kryetari i Komisionit nga pala bullgare, Naum Kaiçev tha për Alsat se raporti vjetor ende nuk është harmonizuar plotësisht, ndërsa takimi i radhës i Komisionit të historisë është caktuar për më 22 dhe 23 prill.

Deri tani janë harmonizuar procesverbalet për takimin e 9 dhe 10, për të 11-tin ka ende momente, në të cilat punohet. Raporti vjetor është harmonizuar rreth 75%, por nuk është përfunduar”, pohoi Naum Kaiçev, zv/kryetar i Komisionit nga pala e Bullgarisë.

Përfaqësuesi Special i Qeverisë, Vllado Buçkovski tha se vazhdon aktivitetet për kthimin e besimit mes dy vendeve.

Më 13 maj, më së voni, do të dihet a do të formohet Qeveri e re apo do të shkohet në zgjedhje të reja me Qeveri teknike të propozuar nga Presidenti, Radev. Në pritje të epilogut, unë vazhdoj me aktivitetet e filluara në rrumbullakimin e projekteve në sferën e mediave, lidhjen e universiteteve të dy vendeve, organizimin e më shumë takimeve të biznesmenëve bullgarë për investime në Maqedoni”, tha Vllado Buçkovski, përfaqësues Special i Qeverisë./ALSAT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…