Pas deklaratës para mediave të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për takimin me kryeministrin Albin Kurti, qeveria ka dalë me komunikatë për të treguar detajet e anës së tyre.

Ky takim, i cili është cilësuar përmbajtësor, u diskutua për procesin e dialogut, idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilat po qarkullojnë nga e nëpër kancelaritë perëndimore e demokratike, e që në këtë periudhë funksionojnë si sprova dhe testime.

“Kryeministri Kurti e njoftoi kryetarin e AAK-së, z.Haradinaj për takimet në Bruksel dhe Prishtinë, konstruktivitetin dhe kreativitetin e Kosovës përgjatë gjithë procesit të bisedimeve, i cili duhet përmbyllur me normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër. Kurti e falënderoi kryetarin e AAK-së z.Haradinaj për interesimin e vazhdueshëm dhe të qenurit aktiv për këtë çështje”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim, të cilin e kanë refuzuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mori pjesë edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini dhe zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kurti nderohet nga Senati i Iowas me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar (FOTO)

Kryeministri Albin Kurti është dekoruar me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të…

Vrasja e policit në Zllatar ndodhi gjatë një ndeje private – Arrestohen pesë policë dhe kërkohet suspendimi i nëntë tjerëve

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Zllatar…

Spitali i fëmijëve në Mariupol u shkatërrua nga sulmet ajrore ruse

Një spital për fëmijë në qytetin port jugor është shkatërruar plotësisht nga…

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës: Luftimet në Kiev me intensitet më të ulët

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka bërë një përditësim të situatës në…

Sela: Kemi bërë koalicione sepse e ka kërkuar populli

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në një intervistë në Programi…