Qeveria e Kosovës i ka filluar procedurat ligjore për largimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore të Kosovës.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka filluar përgatitjen e procedurave për largimin e kryetarëve nga komunat veriore pas pajtimit të kryeministrit Albin Kurti për shtensionimin e situatës në veri të vendit.
Grupi punues “është përgjegjës për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave dhe afateve për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave”.
Ky Grup Punues, sipas Qeverisë “duhet ta finalizojë Projekt – Udhëzimin Administrativ dhe ta procedojë te Zyra e Sekretarit të përgjithshëm të MAPL-së deri me datën 01 shtator 2023”.