Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se mbrëmë (24 janar 2022), Shtabi kryesor koordinues i krizës e mbajti mbledhjen e dytë, ku ministri i Shëndetësisë Bekim Sali e prezantoi gjendjen aktuale me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19.

Nga Qeveria thonë se në mbledhje u diskutua dhe u miratua rekomandimi për të shkurtuar periudhën e izolimit pas testit PCR pozitiv prej 10 në 7 ditë.

“Rekomandimi është në bazë të propozimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, për shkak të fotografisë më të lehtë klinike shkaktuar nga lloji omikron”.

“Rekomandimi është dorëzuar deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe duhet të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë”, thonë nga Qeveria.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Policia arreston një person në Podujevë pasi kreu ceremoninë e faljes në Xhami

Një person është arrestuar nga Policia, pasi i njëjti dyshohet se kishte…

Vizat për Kosovën, “Reuters”: BE-ja nuk e ka mbajtur premtimin

Shefja ekzekutive e Bashkimit Evropian (BE) është munduar të mërkurën që t’i…

Takohen Kurti dhe shefi i stafit të KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në zyrën e tij…

Biden paralajmëron kundërpërgjigje të fortë ndaj Rusisë

Nis nga Britania e Madhe turin 8-ditor europian Joe Biden nisi me…

Brnabiq kritikon Von Cramonin për Kosovën – eurodeputetja gjermane i reagon kryeministres serbe

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka kritikuar raportuesen e Parlamentit Evropian për…