Kërcënimeve të Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës i është përgjigjur Qeveria e Kosovës. Në një deklaratë për RTV Dukagjini thonë se nuk është e nevojshme braktisja e institucioneve, por braktisja e kërcënimeve nga këta serbë.

Policia e Kosovës në Veri, ka mbetur pa udhëheqës. Kjo pasi drejtori Nenad Gjuriq është suspenduar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “sabotash” ndaj institucioneve te Republikës së Kosovës. Deri më tani nuk është caktuar ndonjë ushtrues detyre për këtë pozitë.

Ky suspendim ka ngjallur reagimin e Listës Serbe të cilët assesi nuk janë pajtuar me vendimin.

Madje, kryetari i kësaj partie, Goran Rakiq, ka paralajmëruar takim për të shtunën në veri, ku do të kërkojë nga serbët të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës.

E ekzekutivi në Kosovë në një përgjigje për televizionin Dukagjini kanë deklaruar se nuk shohin arsye për braktisje të institucioneve.

“Ne besojmë se nuk asnjë arsye që të braktisen institucionet tona, nga askush. Institucionet i shërbejnë qytetarëve pa dallim. Kur ato braktisen, mungojnë shërbimet për ta. Andaj në vend të institucioneve, duhen të braktisen metodat e kërcënimeve ndaj tyre dhe presioneve ndaj qytetarëve tanë serbë që duan drejtësi dhe zhvillim, zbatim të ligjit dhe integrim”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Ndërsa, zv. kryesuesi i kuvendit komunal të veriut, Skender Sadiku, thotë se shpreson që ideja për tërheqje nga institucionet është vetëm deklaratë politike.

“Të mbesin vetëm për konsum të brendshëm dhe të mbesin vetëm deklarata politike. Shpresoj dhe besoj që kjo të përcillet te shërbyesi civil, por edhe te popullata. Ashtu kështu bojkotet politike janë gjë normale në politikë, ashtu kështu janë qëndrime e ekstreme të ndryshme janë thjeshtë normale”, deklaroi Sadiku.

Skender Sadiku, Mitrovicë e Veriut

E gjithë këtë po e sheh plan të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, njohësi i çështjeve në rajon, Belgzim Kamberi.

“Edhe ky veprim tashmë së fundi i Listës Serbe, natyrisht është veprim i presidentit Vuçiq…Dëshmon që faktikisht situata në terren është në shpërputhje me retorikat politike dhe me marrëveshjet politike që po ndodhin në këto kohët e fundit, qoftë në kuadër të Procesit të Berlinit, qoftë në kuadër të marrëveshjeve bilaterale”, ka thënë Kamberi.

Belgzim Kamberi, analist

Nenad Gjuriq u suspendua nga puna me 3 nëntor, një ditë pasi deklaroi se policët në veri nuk do të shpërndajnë letra qortuese për qytetarët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron ilegale./RTVDukagjini/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ushtria ruse nis ndërtimin e qytetit që vetë e shkatërroi

Ushtria ruse ka nisur ndërtimin e apartamenteve të banimit në Mariupol. Agjencia…

Aleanca dhe Alternativa me përkrahje publike për Vetëvendosjen!

Në prag të zgjedhjeve historike që të dielën mbahen në Kosovë, opozita…

Szunyog: S’ka asnjë marrëveshje në dialog që pengon vendosjen njësisë speciale në veri të Kosovës

Për shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, Kosova…

Osmani: SHBA i ka kërkuar Kosovës strehimin e përkohshëm të afganëve

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka konfirmuar kërkesën e Shteteve të…

Trump ‘ngacmon’ sërish për kandidim presidencial në vitin 2024

Gjithnjë si ‘showman’, Trump përsëri ngacmoi se ai mund të shpallë synimin…