Shaqir Fetai që kur u instalua dhunshëm e turpshëm në krye të BFI-së (për këto dy vite) ka qenë më shumë në Kroaci, më shumë e ka vizituar kushëririn e vet, ambasadorin maqedonas Milaim Fetain dhe “Qevapçiçat” se sa që ka vizituar kryetarin e Meshihatit të Kroacisë apo ndonjë xhami! Shaqir Fetain, kur ta merr malli për kushën e vet dhe për një racion “10 qevapçiçi”, ia kanë nanën krejt buxhetin e BFI-së e bën rrush e kumlla. Është i poangopshëm Shaqir Fetai dhe shumë i përmalluar.
Le të na tregojë Shaqir Fetai, jo, mos t’i tregojë opinionit, mos të bëhet transparent se është jashtëzakonisht i varfër në shpirt për të qenë transparent, të paktën, a ka raportuar me shkrim para Rijasetit që të tregojë se çfarë ka bërë në Kroaci dhe cilat janë përfitimet që i ka BFI-ja si dhe myslimanët e vendit nga këto shëtitje si “fena n’tirqi” të Shaqir Fetait në Kroaci?
Shaqir Fetai kësaj radhe është mbajtur në distancë si fuks, nuk e ka përfillur askush, prej 28 fotografive të publikuara në fb-un e vet, nuk e ka asnjë me presidentin e Turqisë. Natyrisht që e kanë mbajtur sa më larg presidentit. Pse-në e di shum mirë Shaqir Fetai.
Shaqir Fetai mungon edhe në rreshtin e peronaliteteve që presin secili nga një copë prej shiritit inagurues. Thjesht, kësaj radhe ia kanë treguar vendin koteles!
Dhe, i mërzitur nga kjo bllokadë kundër Shaqir Fetait, ky, në t’u kthyer ka vizituar familjarë nga myftiu i vet, për të cilët fort i kishte marrë malli. Aty i hëngrën edhe kah 15 qevapçiçi dhe, duke u marur ngryk me Milaim Fetain, ambasadorin maqedonas, si dhe me familjen Zendeli, Shaqir Fetai u kthye në Maqedonië e Veriut!
E çka fitoi! Ç’të mirë i solli BFI-së nga kjo vizitë kot e kot? Kush ia mbuloi shpenzimet Shaqir Fetait në udhëtim për t’i takuar familjarët e vet dhe për t’u çmallur me ta! Shaqir Fetai, pa dyshim, bashkë me “patriotët” e vet, është ekipi që në historinë e BFI-së, këtij Institucioni i ka kushtuar më së shtrenjti!
Sepse, Shaqir Fetai është qelepirxhi, e do qelepirin, për këtë flasin të gjithë anëtarët e Rijasetit, madje tregojnë edhe barcaleta lidhur me mënyrën dhe sasinë e ngrënies nga ky i babëzitur që merr udhë këtu e në Sisak për të hëngër kah nja 15 qevapçiçi bashkë me kushën e vet dhe për të diskutuar se si të dalin nga halli ku janë futur vetë këtu e vite më parë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rama nga Brukseli: Faleminderit popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua

Në një deklaratë të përbashkët shtypi me Presidenten e Komisionit Europian Ursula…

Filipçe: Nga e hëna do të funksionojnë edhe pikat në Çair dhe Jane Sandanski

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp konfirmoi…

Me Shaqir Fetain gjithçka mbrapsht

Nga Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI Paramendoni, myslimanë të dashur, Shaqir…

BMW-ja fluturon nga autostrada Tetovë-Shkup dhe përfundon ndër urën e fshatit Grupçin (Foto)

Para pak çastesh ka ndodhur një aksiident në autostradën Tetovë – Shkup…

Sa të mëdha janë problemet ligjore të Donald Trump?

Ai është jashtë pushtetit për më shumë se një vit e gjysmë,…