Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është takuar këtë të shtunë me anëtarin serb të Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik.

Të dy folën në orët e para të mëngjesit të së shtunës në forumin vjetor ekonomik ndërkombëtar në Shën Petersburg.

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, i ka thënë liderit rus Vladimir Putin se Bosnja nuk dëshiron të vendosë sanksione kundër Rusisë në mes të operacionit të saj special ushtarak në Ukrainë.

“Ne nuk donim t’i bashkoheshim sanksioneve dhe jemi mirënjohës për vëmendjen tuaj – faleminderit që bëtë të mundur ruajtjen e çmimit të gazit në kushtet e mëparshme”, ka thënë Dodik.

Ndërkaq, presidenti rus tha se shpreson që marrëdhëniet midis Rusisë dhe Bosnjë-Hercegovinës do të zhvillohen pavarësisht vështirësive aktuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mickovski: Gashi dhe Sela pjesë e shumicës së re

Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickovski bën thirrje për një front të gjerë…

Çka po ndodhë me Hazbi Likën?!

Ish-zv/kryeministri për Marrëveshjen e Ohrit dhe ish-sekretari i BDI-së, Hazbi Lika së…

Dhjetëra të plagosur në Kiev – Klitschko jep detaje rreth luftimeve të mbrëmjes së kaluar

Kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko, thotë se 35 persona u plagosën në…

Sot vazhdon seanca ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Këtë të martë në Hagë vijon seanca gjyqësore ndaj Hysni Gucatit dhe…

Facebook dhe Instagram bien nga sistemi, kthehen vetëm pjesërisht

Problemet me rrjetin social Facebook kanë vazhduar edhe ditën e sotme. Për…