Kancelari i Austrisë tha pas takimit me Vladimir Putinin në Moskë javën e kaluar se presidenti rus është “në logjikën e tij të luftës” kur bëhet fjalë për Ukrainën.

Karl Nehammer i tha NBC në një intervistë se ai mendon se Putin beson se po e fiton luftën.

Nehammer ishte lideri i parë evropian që takoi Putinin në Moskë që kur Rusia nisi agresionin e saj më 24 shkurt.

Ai theksoi se “duhet ta shikojmë në sy dhe duhet ta përballim me atë që shohim në Ukrainë”.

Para se të mbërrinte në Moskë të hënën e kaluar, Nehammer kishte vizituar Bucha-n, Ukrainë, qytetin jashtë Kievit, ku provat e vrasjeve dhe torturave janë shfaqur pas tërheqjes së forcave ruse.

Nehammer tha për “Meet the Press” se ai u përball me Putinin me atë që kishte parë në Bucha dhe “nuk ishte një bisedë miqësore”.

Ai shtoi se Putin tha se “ai do të bashkëpunojë me një hetim ndërkombëtar, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, ai më tha se nuk i beson botës perëndimore. Kështu që ky do të jetë problemi tani në të ardhmen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Fauci: SHBA rrezikon të përballet me nga 100 mijë raste në ditë nga coronavirusi

Eksperti më i lartë amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, u shpreh…

Londër / gjashtë të vdekur brenda 48 orëve

Gjashtë persona u vranë në Britani gjatë ditëve të fundit në fundjavën…

Thaçi i shkruan Trumpit, paralajmëron marrëveshje me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një tweet’i në llogarinë e tij,…

Han: Tetori vendimtar për Maqedoninë e Veriut

Jeni afër që të bëni hapin e madh në tetor, eurokomesari Han…

Tiranë: Shtohen zërat që kërkojnë dorëheqjen e Bashës nga kreu i PD-së

Një grup prej 10 zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të Partisë Demokratike, themelues dhe…