Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përsëritur se Rusia ka të drejtë të njohë si të pavarura republikat e vetëshpallura në Donbas të Ukrainës, sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke e marrë sërish si shembull “vënien e precedentit” në rastin e Kosovës.

Ai gjatë fjalimit në “Forumin Ekonomik Ndërkombëtar” në St. Petersburg ka përsëritur deklaratat që pati dhënë disa ditë pasi Rusia njohu si të pavarura dy republikat në Ukrainë.

“Kur Kosova u pavarësua, nën presionin e shteteve ndërkombëtare, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë deklaroi se nuk është shkel ligji ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara. Do të thotë se nuk duhet të pyetet qeveria qendrore për tu pavarësua. Ky ishte një precedent”, tha Putin.

Ai ka thënë se kjo nënkupton që dy republikat në Donbas, Luhansku dhe Donetsku, s’kanë nevojë të marrin leje prej Kievit. Këto dy republika shpallën pavarësinë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

“Ato shpallën pavarësinë. A kemi të drejtë t’i njohim? Sigurisht që po”, ka thënë Putin,

Putini po ashtu theksoi se pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik, “Perëndimi iu kthye ndarjes së Kosovës nga Serbia”.

Sipas tij, vendet perëndimore nisën luftëra në shkallë të gjerë, duke përfshirë Irakun, Libinë e Afganistan.

“Por puna është se situata të tilla u zhvilluan siç donin ata, dhe jo siç do të duhej. Në shumë raste, le të themi për shembull në Jugosllavi – shteti u copëtua. Pas BRSS-së dolën vende tjera dhe interesa të reja shpërthyen. Kishte kontradikta të brendshme dhe ata i nxitën. Pastaj filluan ta shkëpusin Kosovën nga Serbia. S’është e qartë pse”, ka thënë Putin.

Ndryshe, Putin ka fajësuar shtetet perëndimore për krizën botërore ekonomike në botë.

Presidenti rus gjithashtu ka arsyetuar pushtimin e Ukrainës me “de-nazifikimin” e Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rama: Nuk do i lutemi BE-së, nuk jemi në depresion

“Nuk kemi pse presim, të zhvillohemi brenda rajonit” Nuk ka ndërmend as…

Shpërthen zjarr në autostadën Shkup-Kumanovë, afër rafinerisë

Një vatër e re zjarri ka shpërthyer para pak minutash në rrugën…

Forcat ruse bombardojnë spitalin e fëmijëve

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, një spital për fëmijë në…

Incidenti me armë zjarri në Zubin Potok, flasin nga grupi i organizatorëve të ecjes: Të shtënat ishin shumë afër

Një grupi prej mbi 50 personave nga “Kosovo Mountain Club” të cilët…

Xhamia e shenjtë në Mekë instalon porta vetë-sterilizuese për besimtarët (FOTO)

Xhamia e Shenjtë në Mekë ka instaluar së fundmi porta të sofistikuara…