Presidenti nënshkruan dekretin për angazhimin e personave të dënuar por me dënim të pashlyer

Presidenti i Rusisë mobilizon në luftë kundër Ukrainës persona të dënuar për krime të rënda që nuk e kanë shlyer ende dënimin. Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin që i bën pjesë të ushtrisë të dënuar për vrasje, grabitje, vjedhje, trafik droge dhe krime të tjera të rënda.

I vetmi grup kriminelësh të përjashtuar nga dekreti janë ata që kryen krime seksuale ndaj të miturve, tradhti, spiunazh apo terrorizëm. Përjashtohen gjithashtu ata që janë dënuar për tentativë vrasjeje të një zyrtari qeveritar, rrëmbim avioni, aktivitet ekstremist dhe trajtim të paligjshëm të materialeve bërthamore dhe substancave radioaktive.

Presidenti Vladmir Putin konfirmoi se kishte mobilizuar mbi 18,000 ushtarë shtesë mbi objektivin e tij prej 300,000 rekrutësh për të luftuar në Ukrainë.

Në fillim të kësaj jave, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se të gjitha aktivitetet e pjesshme të mobilizimit, ishin pezulluar pasi objektivi ishte përmbushur.

Megjithatë, urdhri i pjesshëm i mobilizimit të Putinit do të përfundojë vetëm kur Presidenti rus të nënshkruajë një dekret zyrtar. Deri atëherë, ai rezervon të drejtën për më shumë njerëz në rekrutim ushtarak në të ardhmen.

Angazhimi i personave me precedentë të rëndë penal në luftë i nxjerr ata nga mikqyrja e autoriteteve derisa dënimi të anulohet. Në Rusi ky grup personash nuk lejohet të largohen nga vendbanimi i tyre dhe duhet të respektojnë kufizime të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rrezikohet siguria e aviacionit në Kosovë/ Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi hapësirën e Aeroportit të Prishtinës

Aeroplanët e linjave të ndryshme janë sulmuar me rreze laseri në Lipjan duke…

Pothuaj gjysma e ujit për pije në Tetovë humbet nëpër tubacionin jocilësor dhe lidhjet e egra

Sipas gjetjeve të NPK Tetovë, shumica e ujit humbet përmes pjesëve të…

Rusia po përparon, por ka humbje të mëdha – thotë raporti më i fundit i inteligjencës britanike

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka publikuar përditësimin e saj…

Hapet dosja, Sigurimi i Shtetit shqiptar ka përgjuar Ibrahim Rugovën në Kosovë dhe kur ka vizituar Tiranën

Gazetari shqiptar dhe autori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka publikuar një…

Rusia do ta hapë korridorin e evakuimit në Mariupol

Rusia do ta hapë një korridor humanitar për civilët, që të largohen…