Sulmet ruse në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duket se janë më të pakta tani për tani, por luftimet janë duke vazhduar në rajonin e Donbasit në lindje të vendit.

Për Donbasin ka shenja se ky rajon do të bëhet edhe fokusi i luftës në javët e ardhshme.

Të enjten, presidenti i ShBA-së, Joe Biden, tha për liderin rus, Vladimir Putin, se ka prova që ai po i forcon trupat ruse në zonën e Donbasit, ndërsa nuk ka asnjë provë të qartë se ai po e tërheq ushtrinë nga Kievi.

Në të njëjtën ditë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar qytetarët se kohë të vështira janë përpara në rajonin lindor, duke thënë se në “Donbas, Mariupol dhe në drejtim të Kharkivit, trupat ruse po e grumbullojnë potencialin e tyre”, ku paralajmëroi se edhe në këtë rajon ata do të mbrohen.

“Situata në drejtimin jugor dhe në Donbas mbetet jashtëzakonisht e vështirë”, shtoi Zelensky, e cila ishte hera e dytë në 24 orë që ai kishte paralajmëruar për një ofensivë të zgjeruar ruse në Donbas, shkruan CNN.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjithashtu pret që Donbasi të bëhet pika thelbësore e luftimeve.

“Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit,” tha ai të enjten.

Kujtojmë se kur presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi për pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt, ai pretendoi se qëllimi i të ashtuquajturit “operacion special ushtarak” i Rusisë ishte çlirimi i Donbasit nga, siç i quajti ai, neonazistët dhe mbrojtja e popullit të tij nga “gjenocidi” i supozuar nga autoritetet ukrainase.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

37 raste të reja me Covid 19

Ministria e shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se sot…

Luftanije ruse në Mesdhe dhe Afrikë/ Deklarata nga zyrtari i shërbimeve amerikane të inteligjencës

Bindja e Vladimir Putinit se “një fuqie të madhe botërore i nevojitet…

NATO reagon kundër Rusisë për grumbullimin e trupave pranë Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar të premten se…

Federata Evropiane e Gazetarëve u bën thirrje edhe shteteve të tjera të ndjekin shembullin e Kosovës

Të dielën, së bashku me Qeverinë e Kosovës, Qendrën Evropiane për Lirinë…

Paraqitet gazetari italian që publikoi videon për “Zhvatjen”: Ky është vetëm fillimi, do të ketë edhe video tjera

Gazetari Italian Laris Gaiser i cili sot e publikoi video incizimin nga…