Kur u kumtua rezultati i zgjedhjeve të “reisit”, kundërkandidati i Shaqir Fetait, Qani Nesimi e braktisi “logun” dhe, duke ia kthyert shpinën mediave, iku. Të gjithë i thanë bravo, sepse nuk deshti ta legjitimojë të keqen e BFI-së si dhe shndërrimin e këtij Institucioni në filiale te pushtetit. Sot, dr. Qani Nesimi e fëlliqi fare

Shkruan: Ilir Ramadani

Sot një numër bukur i madh i teologëve të Tetovës u manipulua nga “myftiu” i tyre, Qani Nesimi, dhe, thjesht, ngelën pa dinjitet, ngelën pa atë krenarinë e pathyeshme që i shquante dikur. Sot, Qani Nesimi në fakt e zyrtarizoi ndasinë dhe fraksionimin e teologëve të Tetovës, sepse, jo të gjithë si ai pranojnë rolin e “hanëm ingjes”!
Një muaj më parë, Dr. Qani Nesimi deshti të bëhet Reisul Ulema i BFI-së, duke pranuar lojën e Shaqir Fetait i cili po shigjetohej si shkelësi më i madh i kushtetutshmërisë së BFI-së në historikun gjashtëshekullor të këtij Institucioni. “Si i pari ashtu i dyti”, e kishte moton e konkurrimit Qani Nesimi. Kur i doli rezultati i cili e poshtëroi përjetë Qani Nesimin, ky do ta braktisë komisionin në çastin e kumtimit të rezultatit dhe, do të ngjitet në zyret e BFI-së. Thanë që nuk ka dalur nga aty deri sa nuk ua ka marrur të gjithë lekët me të cilët kishte dashur të blejë votues. Nga BFI-ja kanë dalur fjalë se Dr. Qani Nesimi kishte dhënë para të majme për ta fituar postin, për më tepër që i kishte premtuar edhe BESA e LSDM-së. Kështu u fol në BFI, vetëm e vetëm që ta shpërqëdrojnë vëmendjen se, po, kishte një kandidat partiak por ai ishte Qani Nesimi, i cili humbi! Do me thënë, fitoi Shaqir Fetai, “i dashmi” i myslimanëve të vendit. E në fakt ky ishte kandidati i koalicionit qeveritar!
Sido qoftë, dr. Qani Nesimi, myftiu i diskutueshëm i Tetovës, mbajti qëndrim dhe për rreth një muaji nuk ia “çoku” Shaqir Fetait. Teologët në Tetovë mendonin se Qani Nesimi më në fund u bind se kundërkandidati i tij luajti lojë të ndytë, duke e poshtëruar Myftiun e Tetovës deri në majen ku nuk mbërrihet! Përveçse e kishte të garantuar nga pushteti pozitën e “reisit” Shaqir Fetai tani kishte mision që ta mundë e ta turpërojë dr. Qani Nesimin dhe, kësaj ia arriti! Ne, Tetovarët, u ndjemë shumë keq se pse Shaqir Fetai e nëpërkëmbi sinqeritetin e “myftiut” tonë, pse na ofendoi aq rëndë. “Punë hoxhallarësh”, do të thoshte njëri nga teologët më të respektuar të Pollogut, i ndjeri h. Tasin ef. Teufiku!
Kohë më parë, një doktor i shkencave islame e kishte pyetur Qani Nesimin se çka ju desht të futet në lojën e Shaqir Fetait mbas të cilit qëndronte tërë struktura e vjetër dhe e re e UDB-së, kishte thënë: “U futa me sugjerimin e Ali Ahmetit dhe Teuta Arifit”! A mos e urdhëruan edhe sot këta dy funksionarë kryesorë të BDI-së që Qani Nesimi, me një “grixhë” hoxhallarësh të gjithë të shkojnë dhe t’ia puthin dorën Shaqir Fetait? Mos ishte ky ndonjë ultimatum? Mos ishte ky gjest i dr. Qani Nesimit ndonjë shantazh partiake apo ndonjë shantazh i Shaqir Fetait? U fol dhe kurrë nuk u demantua se, dr. Qani Nesimi kur erdhi në Myftini i gjeti 800 mij euro të grumulluara nga nikoqirllëku i paraardhësit të tij, ndërsa Qani Nesimi ia dorëzoi që të gjitha kreut të BFI-së! Mos është ky shantazhi që e detyroi Qani Nsimin të përkulet para “faraonit”, anarkistit Shaqir Fetai?
Qani Nesimi ka folur, ka komunikuar, ka biseduar me shumë persona, me shumë intelektualë e patriotë për lojën policeske të Shaqir Fetait, për angazhimin e tij personal për ta turpëruar “myftiun” e Tetovës dhe për t’ia bërë me dije se nuk e duan më sumë se “tre persona”! Qani Nesimi ka qenë shumë i sinqertë dhe burimor në këto biseda, i ka bindur që të gjithë se Shaqir Fetai nuk është zgjidhje institucionale por imponim partiako-politik, nuk është rezultat i rregullt, por, i ardhur duke shkelur mbi të gjitha aktet normative të BFI-së, me përkahjen e pushtetarëve të strukturave shtetërore.
Dhe sot, dr. Qani Nesimi, e bëri si “burrat”! Ia teri Shaqir Fetait! I erdhi me dhjetra hoxhallarë nga Tetova për t’ia uruar Shhaqir Fetait dhe për t’ia pranuar se është “lojtar më i rreptë”! Gabimi i dytë i Qani Nesimit, në tërë jetën e vet! Gabimi i parë ishte që pranoi të futet në gara me Shaqir Fetain dhe ta legjitimojë si “kandidat potencial” edhe pse dy-tri javë më parë i doli dokumenti ku shihet qartë se Shaqir Fetai ka bashkëpunuar me UDB-në, nën pseudonimin ORAO-Shqiponja, ku shihet se si e spiunon! Gabimi tjetër trashanik i Qani Nesimit është legjitimimi i sotshëm institucional i një “reisi” që e vjedh këtë post i ndihmuar nga udbashët si dhe duke shkelur mbi të gjitha aktet normative të BFI-së të cilat, që të gjitha, kanë mbështetje në parimet e mirëfillta islame. Pra, e pranon një “reis” i cili shkelë mbi parimet islame! Myfti që përkrah shkeljet e parimeve islame?!
Ka edhe në këtë gjest të Qanii Nesimit një hile të madhe! Nuk e ka vetëm për islam, për unitet, për bashkim! Nëse nuk është i shantazhuar, atëherë, mundohet ta shantazhojë Shaqir Fetain! I shkoi sot i shoqëruar nga dhjetra hoxhallarë sa për t’i thënë se prapa meje nuk janë vetëm “tre votues” por që të gjithë imamlerët e Tetovës. Ky ishte mesazhi i sotëm që dr. Qani Nesimi ia drejtoi Shaqir Fetait, hap ky shumë diletantesk, i gabueshëm dhe i panevojshëm. Sepse, i ka dërguar në mëkat të gjith hoxhallarët e Tetovës. Si skile e prishtë që është Shaqir Fetai, nuk është dashur që t’i dërgojë imamlerët dhe t’ia puthin dorën shkelësit të Kushtetutës së BFI-së! Duke dashur që t’i demonstrojë unitet teologësh alla-tetovarçe Shaqir Fetait, në fakt ai gati unanimisht kishte venosur që ta nxjerrin nga batllaku Shaqir Fetain duke e ndarë mëkatin bashkë me të!
Të gjithë ata që e përkrahin, që e urojnë, që i buzëqeshin në sy udbashit, Shaqir Fetait, në fakt janë bashkëpjesëmarrës në shkeljen e kushtetutshmërisë së BFI-së, janë për anarki në këtë Institucion, janë për delegjitimim të këtiij Institucioni si shtëpi e myslimanëve të devotshëm dhe si legjitimimit të saj si filiale e UDB-së (kur ka pasë në këtë Institucion udbashë më shumë se sot?!), janë për devalvim dhe për rrënim të këtij Institucion fetar islam në RMV.
Shaqir Fetai “kundërshtarët” i mund me hile, me tradhëti, me lëvizje të UDB-së, duke u treguar se sa i “fortë” që është. POR, këtë fuqi, para kundërshtarëve të vet nuk guxon ta manifestojë në debate publike, sepse, pastaj edhe vrima e miut do t’i dukej shumë e madhe!
Nuk urohet anarkisti, nuk urohet për reis kandidati i pushtetit, nuk urohet turpi historik i “BFI”-së, nuk urohet shkelësi i të gjitha akteve normative të BF-së, krejt në fund, nuk urohet bashkëpunëtori i UDB-së! Gabim i qëllimshëm! Falet ky lloj gabimi? Allahu alem!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…