Punëtorët e Postës së Maqedonisë sot kanë mbajtur grevë para kompanisë, ndërsa sipas informacioneve në grevë u janë bashkangjitur dy sindikata.

Punonjësit thonë se arsyet e grevës janë të shumta, por si kryesore përmendin vonesat e pagave.

“Arsyeja e vonesës së pagës, por jo vetëm kaq, revolta jonë është për shkak të frikës për punët tona, për shkak të gjendjes së keqe financiare të kompanisë sonë. Ne duam të shprehim revoltën tonë përmes kësaj proteste për shkak të kushteve shumë të këqija të punës, dhe kryesisht për shkak të pasigurisë së punonjësve për të ardhmen e kompanisë, gjegjësisht nëse do të privatizohet apo qeveria dhe ekipi menaxhues do të gjejnë rrugëdalje nga kjo situatë”, tha njëri prej organizatorëve të grevës.

Drejtori i Postës së Maqedonisë Jani Makraduli, ka njoftuar se do të ketë takim me punonjësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Autori i librave për krimet serbe në Kosovë: Po t’i deponohej Serbisë aktakuza në kohë, sot nuk do ta kishim Gjykatën Speciale

Nusret Pllana, autor i librave për krimet serbe në Kosovë, ka deklaruar…

Fillon transmetimi i dokumentarit ‘VIRUSSIA’ – prezantohen rastet e ndërhyrjes të shërbimeve sekrete në Ballkan

Radio Televizioni i Kosovës ka përfunduar realizimin e projektit televiziv nga zhanri…

Shkupjani i prekur nga koronavirusi, shëtitet nëpër Ohër

Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosrespektim të masave…

Vrasja dhe plagosja në Klinë, arrestohen disa persona

Pesë persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e sontme që ndodhi…

16 mijë punëtorë pa paga, 7 mijë në pushim të detyruar! Qeveria nuk ka plan B

Qeveria nuk ka një plan B për të shpëtuar qytetarët, të cilët…