Shpalljet për punësimet të reja në administratë dhe institucione të tjera publike po vazhdojnë. Alsat mëson se ditët në vijim edhe disa ministri, drejtori më të mëdha dhe institucione të tjera të ndryshme do të hapin konkurse për punë. Kjo ka përplasur dhe partitë e pushtetit dhe opozitës. Nga VMRO-DPMNE akuzojnë Qeverinë se përmes punësimeve të reja dëshirojnë të blejnë votues për zgjedhjet e 12 prillit. Zëdhënësi Naum Stoillkovski akuzoi ministrin e Administratës, Damjan Mançevski, se edhe pse kur ishte në opozitë akuzonte se administrata është tepër e ngarkuar, vetëm për një vit janë bërë rreth 3000 punësime.

Në këtë mënyrë jo vetëm që bëjnë krim dhe korrupsion për zgjedhje, por në këtë mënyrë dëshirojnë të dëshmojnë edhe zvogëlim të papunësisë në RM, të cilën pushteti vazhdimisht e thekson. Por askush nuk mund të numërojë as tre investime të reja ose fabrika ku janë punësuar numër i caktuar i qytetarëve për të cilët thonë se është zvogëluar numri i papunësisë – deklaroi Naum Stoillkovski, VMRO.

Akuzat e VMRO-DPMNE-së i hedhin poshtë nga LSDM-ja. Zëdhënësi Kostadin Kostadinov, i cilëson të pavërteta akuzat për punësime për mbledhje të votave. Sipas tij, punësimet bëhen në harmonizim me nevojat e institucioneve.

Bëhet fjalë për funksionalizimin në suaza të institucioneve. Nëse i shohim numrat mund të shohim se në lidhje me administratën kemi ulje serioze të personave që punësohen në administratë. Ka dallim të madh për shkak se e bëjmë në harmonizim me vetë institucionet – tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

Përveç konkurseve për punësim nëpër Ministri, drejtori shtetërore dhe nëpër komuna, Shkollat e mesme dhe ata fillore vazhdimisht kërkojnë profesor dhe arsimtar me afat të caktuar ose të pacaktuar për punësim. Javën e kaluar, Komuna e Strugës ishte ajo që kishte konkursin më të madh, për të punësuar, por edhe Qyteti i Shkupit, ministra e Drejtësisë dhe ajo e Bujqësisë./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Fillon dhënia e targave të reja me kodin NMK

Nga e hëna pritet të jepen targat e reja të regjistrimit për…

Audio përgjime të reja që tregojnë itinerarin e çantës ‘Louis Vuitton’ në rastin Zhvatja (AUDIO)

Nëpër media po qarkullojnë disa regjistrimet e reja audio që lidhen me…

Ndalohen tubimet dhe aktivitetet publike edhe për këtë javë

Rekomandimet e vendosura për mbrojtje nga koronavirusi të mos mbahen tubime publike…

Të premten automjetet e transportit publik do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës

Me rastin e festës së Pashkëve, të premten, 26 prill, automjetet e…

5 ditë para se të shkojë në burg, Koçan shkoi në spital

Sead Koçani është sëmurë vetëm pesë ditë para se të shkojë në…