Midis nesh

Fjalori i gjuhës shqipe fjalën INTELEKTUAL e shpjegon kështu: ai që ka një përgatitje të veçantë në një fushë të shkencës, të teknikës, të kulturës e një formim të gjerë arsimor dhe merret kryesisht me punë mendore, pra është njeri i punës mendore, ndërkaq fjalën INTELIGJENCIE: shtresë shoqërore që përbëhet nga intelektualët.
Sot, fatkeqësisht mbi intelektualët e paktë shqiptarë dominojnë të ashtuquajtur intelektualë, të cilët jo që bëjnë një jetë parazitësh, pro dhe janë sehirxhinjtë më të denjë të gjithë asaj që ndodh përreth tyre, duke mos u brengosur për mbirjen e farës së keqe gjithandej ku jetojnë shqiptarët.
Dikur intelektualët ishin hallka kryesore e të gjitha lëvizjeve për ndryshimin e gjendjes, ndërkaq sot ata janë në një gjumë të thellë. Kjo apriori nënkupton se ka pushuar edhe puna mendore e tyre. Pra, të paktë janë ara që merren me punën mendore, e cila tani është zëvendësuar me punën e barkut dhe të interesit.
Nxënësit e klasave të parë në Shqipëri e Kosovë nga ky vit shkollor do të mësojnë nga e njëjta abetare, kurse këtë privilegj nuk e gëzuan me mijëra nxënës tjerë (që jetojnë jashtë Shqipërisë e Kosovës), të cilët pa të drejtë u përjashtuan nga ky projekt, i cili projekt ngeli jo vetëm i pjesshëm, por edhe i turpshëm.
Dhe, kur jemi te çështja e kësaj abetare, askush, ama askush nuk e ngriti zërin ashtu siç e do rendi. Nuk reaguan akademitë shqiptarë, fakultetet, shoqatat e shumta, institutet, nuk reaguan arsimtarët, mbase edhe prindërit. Nuk reaguan, sepse të gjithë janë bërë të varur nga pushteti (kanë thënë lojë nuk ka me ujin, zjarrin dhe pushtetin).
Nuk reagojnë as për zhbërjen e trashëgimisë kulturore, nuk reagojnë as për shpërthimin e hovshëm të anti-vlerave, për zbehjen e identitetit kombëtar, nuk reagojnë (nuk janë në gjendje të shkruajnë edhe një shkrim të vockël) për pengesat e shumta që e pamundësojnë bashkimin kulturor të shqiptarëve, nuk reagojnë për hiper-inflacionin e analfabetëve.
Janë edhe disa të ashtuquajtur intelektuale që “intelektualizmin” e tyre e manifestojnë vetëm në FB, duke klikuar pëlqime (like), duke marrë poza e duke u bërë lajka partive në pushtet. Janë pikërisht këta që dikur i quanim “patriotë” me bateria, kurse tani, me avancimin e teknologjisë, ata janë bërë “patriotë” me panel solar.
Heshtja e intelektualëve përballë të këqijave të rrezikshme që ditë për ditë shtresohen, është vetëm një dëshmi që paralajmëron se shoqëria shqiptare gjithnjë e më shumë po bëhet shoqëri amorfe, një shoqëri mediokre, e lënë vullnetarisht në duart e atyre që mendojnë vetëm për vete dhe që nuk ia kanë haberin se çfarë do të thotë puna mendore. Shoqëria shqiptare duket se e ka humbur edhe inteligjencien, atë shtresë shoqërore që i takon t’i lëvizë edhe gurët në mbrojtje të indit kombëtar…
/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Politikat e bibliotekave

Midis nesh Bibliotekat si Shtëpi e Librit të vetmen politikë që duhet…

Thanas Medi / LETËRSIA NUK BËHET ME DIREKTIVA

Me shkrimtarë të diasporës: Thanas Medi Thanas Medi është nga fshati Dhoksat,…

Kaosi rreth poezisë

Midis nesh Duhet pranuar se rrethanat aktuale letrare imponojnë shumë dilema e…

Midis nesh / “POETËT E POETET” QË SHKRUAJNË POEZI TË “HUAZUAR”!?

Përkundër mungesave të shumta të natyrave të ndryshme, për një gjë nuk…

Lartpurlartizmi i shpifur ose publiku politiko-artistik!

Midis nesh Kah fillimi i shekullit tetëmbëdhjetë, do të nisë një lëvizje…