Shkruan Bajram Selmani /


Pak ditë pasi u falë namazi  i Fitër Bajramit dhe Reisi Sulejman Rexhepi e shpalli të vdekur “koronën”, përkatësisht fitoren mbi pandeminë Kovid-19, filluan të qarkullojnë lajme nëpër portalet sociale, ku të besueshme e ku jo, se “Reisi Sulejman Rexhepi qenka rimartuar në moshën 74 vjeçare me një grua më të re se ai për 50 vjet”! Në dukje lajmë sensacional, por në esencë një çështje private, qoftë edhe e Reisit Sulejman Rexhepit.Ajo që do të vijoi ishte një “hakmarrje” ndaj tij, prej bashkëpunëtorëve të tij për shumë vite, si duket të gjithë të interesit të Sulejman Rexhepit, sesa të institucionit ku edhe e realizonin marrëdhënien e tyre të punës e realizonin të ardhurat materiale. U mblodhën në një qytet provincë (Gostivar!), për ti bërë puç (goditje) “shefit të tyre”. Ndërkaq habit fakti sesi Reisi në fjalë, këtë puç jo vetëm që e pranoi me aq lehtësi, por në ditët në vijim do të ofroi edhe dorëheqje të parevokueshme prej pozitës së Kryetarit të BFI-së. Megjithatë logjika e legjislacionit, qoftë edhe e BFI-së, dikton diçka krejt tjetër. Takimi në qytetin provincë (Gostivar!), ishte i paligjshëm, nga çfarëdo këndvështrimi. Nuk dihet kush e ftoi, sa anëtarë morën pjesë dhe në çfarë cilësie, a ishin shumica anëtarë të Riasetit, apo bëhej fjalë për puç në kuptimin e zakonshëm të fjalës, edhe ndaj Institucionit BFI e ndaj Kryetarit të saj. Në anën tjetër vetë Kryetari pas dy ditë dha dorëheqje, shtrohet pyetja para kujt, para “puçistëve”- deri dje bashkëpunëtorët më të afërt të Kryetarit, që për pak e për shumë bënin be, në fjalën e tij. Kjo do ti ngatrroi punët edhe më tepër në vend që ato ti bëjë më të thjeshta, e të paraqiste një zgjidhje për Institucionin. Fjala vjen, në takimin në qytetin provincë u “zgjedh” edhe “ushtrues detyre”, gjoja që do të përgatit mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta (deri tani paskan qenë të parregullta!), për zgjedhjen e Kryetarit të ri BFI-së. Çështja është, puçistët a kanë të drejtë ligjore, ta pranoj dorëheqjen e Kryetarit të BFI-së!Po nëse Kryetari i BFI-së jep dorëheqje, atë duhet ta jep para organit që e ka zgjidhur, me këtë Rast Riaseti i BFI-së. Organi që e ka zgjedhur, në afat të caktuar kohor duhet ta shqyrtoi dorëheqjen e ofruar, e pastaj të merr vendim për pranimin ose jo të dorëheqjes. Nëse pranohet dorëheqja i njëjti organ, merr vendim kush do ta drejtoi BFI-në, përkohësisht ose zgjedh Kryetarin e ri. Pasi krejt kjo të kishte ndodhur, Kryetari i ri, punën e parë që duhet ta bëjë, është pranim-dorëzim i Kabinetit të Kryetarit. Konstatohet me dëshmitar gjendja financiare; dokumentacioni përcjellës lidhur me të, pastaj vijon me radhë procedurat e tjera për ri-rregullimin e dokumentacionit. Në të vërtetë, ndodhi e po ndodh ndryshe, hapësirë i jepet jo ligjores, vullnetit arbitrar të individëve të caktuar, që po thuaj se fare nuk janë të njohur për meritat ndaj institucionit BFI. Mbledhje e një grup puçistësh, ka qenë praktikë ose dëshiron të bëhet praktik është një dilemë që se zgjidh dot!, që e “shkarkojnë” Kryetarin e tyre, për “shkaqe morale”, ani pse 24 orë më parë të gjithë i duartrokisnin. Po këto a nuk janë bashkëfajtorë së bashku me kryetarin e tyre. Po edhe nëse “shkarkohej” për çështje të dështimit e keqpërdorimit financiar, ato janë njësoi bashkëfajtor për zhvatjet dhe keqpërdorimet në BFI. Po pse u deshtë puçi të ndodhë në provincë, e jo në qendër. Ndoshta sipas puçistëve Institucioni do të udhëhiqet prej province, e jo prej qendre!?Edhe diçka, pse tani ju morr mandati Kryetarit, dhe u tha se bile, “moti i kishte kaluar mandati i të qenit Kryetar”. Nëse këtë e dinte kryetari, duhet ta ketë ditur edhe Riaseti, edhe puçistët. Nëse po kur u bënë të vetëdijshëm për një fakt të tillë?!Po rrugëzgjidhja ku duhet të kërkohet e ku duhet të gjendet. Nëse puçistët e shkarkuan për “shkak të opinionit të krijuar”, atëherë cili qenka ai opinion dhe kush e bëri atë opinion? Puçistët nuk kanë lidhje me këtë, përkundrazi, ata kanë bërë opinion për jetëgjatësinë e Kryetarit të Tyre!Opinioni i vërtetë për vite me radhë ishte i Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI. Ata ishin dinamoja lëvizëse për ndryshimin e frymës së besimtarëve se një ditë do tu kthehet dinjiteti ti tyre, në besimin e tyre të devotshëm dhe një udhëheqësi e drejtë e vizionare që do të vihet në krye të tyre. Por puçistët edhe njëherë ranë para provimit për çështje morale. Ata jo vetëm që gënjejnë, por synojnë të bëjnë edhe plagjiat të ideve dhe meritave të huaja. Kjo çdo gjë mund të jetë por jo çështje besimi, përkushtim ndaj besimit. LMR-BFI, është alternativa e vetme e  zgjidhjes së problemeve, me vite të grumbulluara në BFI, nga çfarëdo këndvështrimi shikuar, përkatësisht si nga perspektiva e tanishme ashtu edhe e ardhshme. Te LMR-BFI, e kaluara e tashmja dhe e ardhshmja janë një e njëjta gjë. Sa më parë kuptohet, prej të gjithëve: edhe prej simpatizantëve edhe prej kundërshtarëve të saj, zgjidhja do të jetë më afër dhe zgjedhjet do të jenë edhe legale-transparente dhe të ligjshme. Besimtarët e fesë islame, do ta ndjen vetën të mishëruar me udhëheqësit e tyre, e jetës fetare do ti japin gjallërinë e merituar. 


15.06.2020 

Shkup

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…