Mbrëmjen e të shtunës (05.10) është publikuar një video ku shihen disa persona të maskuar dhe të armatosur, për të cilët thuhet se janë në veri të Kosovës.

Në pamjet e siguruara shihen personat e maskuar, pranë veturës me targa “KM” , teksa dëgjohen edhe të shtëna me armë, ata bërtasin, duke thënë se janë kthyer.
“Njerëz të maskuar të armatosur me automatikë janë filmuar sonte në veri të Kosovës. Në sfond dëgjohen të shtëna armësh, ndërsa burra të panjohur thërrasin – ‘U kthyem. Kosova është Serbi, Krimea është Rusi’.
Për Istraga është konfirmuar se të shtënat e armëve janë dëgjuar pranë vendit të regjistrimeve filmike”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar në Twitter.

Në lidhje me këtë video të publikuat, burime të Klan Kosova brenda Njësisë Speciale kanë thënë se ata janë gjithnjë në gatishmërinë më të lartë.
“E kemi parë videon. Me aq sa di po trajtohet nga organet kompetente, por ne gjithmonë jemi në nivelin më të lartë të gatishmërisë”, ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, në lidhje me videon, ka thënë se s’ka informacione.
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Opozita e quan anti-kushtetues Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë

Opozita po konsideron se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin…

Ja dy kriminelët serbë që masakruan një familje shqiptare

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e dy kriminelëve serbë, të…

Dedaj viziton Tomor Morinën në burgun e Shutkës. Tregon gjendjen e ish-ushtarit të UÇK-së

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj ka vizituar Tomor Morinën…

Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhjet e 18 dhjetorit në veri

Lista Serbe ka bërë sot të ditur se nuk do të merr…

Katër viktima dhe 23 raste të reja me Covid-19, shërohen 111 pacientë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 386 teste,…