Parlamenti Evropian (PE) do t’i kërkojë Bashkimit Evropian (BE) që të pezullojë negociatat e anëtarësimit me Serbinë derisa ajo të vendosë sanksione ndaj Rusisë, thuhet në draftin e strategjisë së re të zgjerimit të BE-së.

Kështu thuhet në draft-raportin për strategjinë e re të BE-së në procesin e zgjerimit, në të cilin Radio Evropa e Lirë thotë se ka qasje, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë disa media në Serbi kanë publikuar pjesë të dokumentit.

“Vendoseni në prioritet përafrimin e vendeve të anëtarësimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe vazhdoni negociatat e anëtarësimit me Serbinë vetëm nëse vendi përputhet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, thuhet në draft-raport.

Siç vënë në pah meidiat, dokumenti do të diskutohet nga eurodeputetët më 13 tetor në Komisionin për Punë të Jashtme të PE, ndërsa versioni përfundimtar i raportit do të marrë formën e një rezolute të Parlamentit Evropian – që pritet të ndodhë në nëntor.

Rezolutat e PE nuk janë ligjërisht të detyrueshme për vendet anëtare ose për institucionet e tjera evropiane.

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve, grupi i dytë më i madh politik në PE, ka thënë tashmë se BE nuk mund të vazhdojë bisedimet e pranimit me Serbinë nëse Beogradi dështon të përafrohet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe ka njoftuar planet e tij për ta përfshirë këtë në raportin e ardhshëm për zgjerim të PE-së.

RFE vuri në dukje se, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, BE-ja i ka kërkuar vazhdimisht Serbisë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, në përputhje me vendimet e BE-së.

Vendet kandidate për në BE duhet të harmonizojnë në mënyrë progresive politikat e tyre të jashtme me atë të BE-së, përfshirë sanksionet, thonë burime në Bruksel.

Serbia është i vetmi vend në rajon që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, ndërsa të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë përafruar me politikën e BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vuçiq i lut autoritetet në Kosovë të mos e padisin Serbinë për gjenocid

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka porositur autoritetet në Kosovë duke i…

Borrell viziton një qendër refugjatësh ukrainas në Moldova

Reprezentuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josef Borrell, ka…

Britaniku i dënuar me vdekje për luftime në Ukrainë do të ekzekutohet nga rusët, thonë familjarët

Një britaniku të dënuar me vdekje nga një gjykatë ruse i është…

Koronavirusi i prek edhe punëtorët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë të martën se…

Dialogu me Serbinë dhe marrëveshja e Uashingtonit, Albin Kurti zbulon lëvizjen e tij nëse zgjidhet kryeministër i Kosovës

Kryetari i Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti, ka folur ditën e sotme…