Zyrtarët e qytetit të Memphis kanë publikuar videon prej më shumë se një orësh që paraqet ballafaqimin fatal midis viktimës Tyre Nichols dhe policëve që ndodhi në fillim të muajit. Materialet e publikuara përfshinin video nga tre kamera të trupit dhe nga kamerat e sigurisë nga jashtë.

Pesë policët e përfshirë në arrestimin e tij janë shkarkuar pas një hetimi të brendshëm dhe po përballen me akuza kriminale për vrasje të shkallës së dytë. Pas publikimit të videos të premten mbrëma, edhe dy zyrtarë të zyrës së sherifit janë suspenduar shkaku i hetimit.

Sipas pamjeve, incidenti fillon rreth orës 8:24 të mbrëmjes, kur policët ndalojnë Nichols deri në orën 09:02, kur vjen ndihma e shpejtë për të dërguar Nichols në spital.

Ekspertët mjekësorë thonë supozojnë se ai vdiq nga lëndime të brendshme nga trauma e forcës, pasi shikuan videon nga ndalimi i tij, raporton CNN.

Ata thanë se në video shiheshin momente ku sulmi mund të ketë dëmtuar disa organe si mëlçinë, mushkëritë ose trurin, të cilat kanë qenë fatale për viktimën.

Nichols vdiq tre ditë më vonë në spital.

Dr. Victor Weedn, patolog forensik në Universtitetin George Washington, tha se nuk është tipike që njerëzit të vdesin nga gjakdershja e jashtme pas rrahjes, por përdorimi i shkopit nga policët mund shkakton goditje më të fokusuar se grushti.

Kurse, hemorragjia e brendshme për një kohë të shkurtër mund të shkaktojë vdekjen.

Mjekët e emergjencës nuk janë të pajisur për të ndihmuar në raste me lëndime të brendshme, por ata e kanë dërguar në spital për intervenim emergjent kirurgjik ose transfuzion të shpejtë të gjakut.

Guvernatorët amerikanë kanë reaguar ndaj kësaj video që paraqet ballafaqimin fatal midis Tyre Nichols dhe policisë së Memphis. Shumë nga ta kanë bërë thirrje për drejtësi dhe llogaridhënie për policët e përfshirë dhe gjithashtu thirrën për protesta paqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Edhe dy arrestime në Gostivar

Pas arrestimit të 23-vjeçarit, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar edhe për…

Kurti flet për ndalimin e Rada Trajkoviqit nga “regjimi autokratik” i Serbisë në Merdarë

Kryeministri Albin Kurti, ndalimin e Rada Trajkoviqit nga Serbia në kufirin me…

Japonia shpall gjendje të jashtëzakonshme për 30 ditë

Kryeministri japonez Shinzo Abe shpalli zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë.…

Situata në Ukrainë, OKB-ja mblidhet në 03:00 të mëngjesit

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka marrë një vendim pas kërkesës së…

Rrahje dhe krisma armësh në Shkup

Mbreme rreth orës 22 S.K. Nga fshati Kuçevishtë i Shkupit ka denoncuar…