Vrasja e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës ka qenë e paralajmëruar dhe kjo mund të konstatohet pas leximit të transkriptave në seancën gjyqësore për rastin Monstra. Gjatë leximit të transkriptave vërehet se një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme në një bisedë, 15 ditë para se të ndodhte vrasja ka pasur njohuri se do të ndodhë një sulm i tillë, ose mbi ndonjë stacion policor ose mbi civil. Ai për këtë ka lajmëruar këshilltarin për siguri kombëtare tek presidenti i shtetit, por askush nuk ka ndërmarrë masa parandaluese. Avokati i palës mbrojtëse Naser Raufi tha se kjo edhe njëherë tregon se ky rast ka qenë një rast i montuar, siç pat deklaruar para disa viteve për Gazetën Lajm.

Avokatja e familjarëve të viktimave Dafinka Ivanovska tha se nga ajo që u dëgjua shumë njerëz janë të përfshirë në vrasjen, por duhet të presim deri në fund që të arrihet deri tek kryerësit e veprës.

Gjatë seancës u lexuan transkripte ku gjatë gjithë kohës shumë përsona interesohen për rastin, ndër bisedat dëgjohet ku thuhet se vrasja është shumë e rëndë dhe se vështirë të gjenden kryerësit e vërtetë të veprës. Familjarët e viktimave dhe prokurorja Fatime Fetai kërkoi nga Ministria e Drejtësisë se deri ku është procedura e ekstradimit të dy të dyshuarve të parë për vrasjen Alil Demiri dhe Afrim Ismaliagiç. Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska do të takohet me familjarët e viktimave për të ju dhënë informacione të detajuara mbi procedurat e ekstradimit. Ndërsa Tv 21 kërkoi qëndrim edhe nga pala kosovare se deri ku është procedura, por nuk kishim përgjigje. Të akuzuar në rastin Monstra janë Fejzi dhe Haki Aziri, Afrim dhe Agim Ismailagiç, Sami Luta dhe Alil Demiri. Vrasja ka ndodhur më 12 prill të vitit 2012. Seanca e ardhshme do të mbahet më 10 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…