Prokuroria Themelore Publike Shkup dha propozime për dënime prej 2.000 eurove për tre persona nga Shkupi për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, prej të cilave dy për mosrespektim të orës policore dhe një për shkelje të vetizolimit të obligueshëm pas kthimit nga vendet e huaja.

“I akuzuari i parë, më 26 mars , duke arritur në vendkalimin kufitar Bllacë, ka nënshkruar deklaratë se do ta respektojë vetizolimin në periudhën prej 14 ditëve në shtëpinë e tij në Nikushtak të Kumanovës, sepse është kthyer nga një vend me rrezik të mesëm/të lartë për përhapjen e sëmundjes ngjitëse Kovid-19. Megjithatë, pa u paraqitur te kompetentët, vullnetarisht e ka lëshuar dhomën për izolim në vendkalimin kufitar dhe ka hyrë në automobilin “Citroen Ksara” në pronëse të një personi tjetër i cili e ka thirur në telefon, dhe së bashku janë nisur drejt Shkupit. Nëpunësit policor nga vendkalimi kufitar Bllacë janë nisur pas tyre dhe në vendin e quajtur “Vrazhnji Vir”, rreth një kilometër nga vendkalimi kufitar, i kanë ndalur dhe i kanë kthyer në vendkalimi”, informojnë nga PTHP.

Dy të akuzuarit tjerë, informojnë nga PTHP, të dy të moshës 20 vjeçare, më 25 mars në orën 23:50 janë zënë duke ecur nëpër rrugën “Jadranska Magistrala”, me çka nuk kanë vepruar sipas vendimit për ndalesa dhe regjim të veçantë për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prokurorët publik kompetent për tre personat e akuzuar i propozuan Gjykatës Themelore Penale të përcaktojë dënim në para prej 100 gjobave ditore, me ç’rast vlera e çdo gjobe ditore e caktuar 20 euro në kundërvlerë të denarit. Personat janë akuzuar për vepër penale “mosveprim sipas dispozitave mjekësore gjatë epidemisë” sipas nenit 206 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…