BOTË / NGA BOTA

Pse Rusia anuloi planin për të sulmuar fabrikën e çelikut në Mariupol?

Presidenti rus Vladimir Putin ka hequr të anuluar planet për të sulmuar fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port ukrainas të Mariupolit.

Në vend të kësaj, ai i tha ministrit të tij të mbrojtjes Sergei Shoigu se uzina – një kompleks i cili është ndër strehët e fundit të rëndësishme për forcat ukrainase në Mariupol – duhet të mbyllet dhe atyre brenda duhet t’u ofrohet edhe një herë mundësia për t’u dorëzuar.

Dhe një zyrtar ushtarak në pension i tha CNN të enjten se vendimi i Putinit “ushtarakisht … ka kuptim”.

Duke folur për CNN, nënkoloneli në pension Daniel L. Davis tha: “Nuk ka asnjë kuptim që thjesht të shkosh pas çdo personi individual në atë kompleks labirint… Nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë”.

“E tëra çfarë ata duhet të bëjnë është thjesht ta mbajnë atë pjesë të fundit të rrethuar dhe praktikisht qyteti është tashmë i tyre”.

Fabrika aktualisht po strehon qindra ushtarë dhe civilë.

Pas përpjekjeve të shumta të dështuara për të krijuar korridore të sigurta, katër autobusë evakuimi arritën të largoheshin nga Mariupol të mërkurën, sipas zëvendëskryeministres ukrainase Iryna Vereshchuk.

“Edhe pse rusët nuk shkojnë pas tyre [trupave ukrainase brenda uzinës], sepse i kanë rrethuar, ata nuk mund të marrin as ushqim apo ujë, aq më pak municion”, shtoi Davis.

“Rreziku për ata ushtarë është se ata do të vdisnin ngadalë nëse nuk marrin ndihmë. Unë mendoj se ndoshta në orët ose ditët në vijim do të dëgjoni se për ata ka pasur ndonjë negociatë”.

Putin deklaroi të enjten se Mariupol ishte “çliruar”, por Shoigu tha se forcave ruse do t’u duheshin tre deri në katër ditë për të marrë nën kontroll uzinën e Azovstal.

Zyrtarët ukrainas kanë mohuar se qyteti juglindor ka rënë në duart e Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pfizer pranon të lejojë kompanitë e tjera të prodhojnë pilulën e saj kundër COVID-19

Prodhuesi i barnave Pfizer Inc. ka nënshkruar një marrëveshje me një grup…

Presidentja Osmani në Deçan: Rast shumë i çuditshëm, të helmuarit u furnizuan nga dy burime uji

Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar sot në Deçan për të parë situatën…

Shkon në 910 numri i viktimave nga koronavirusi, shënohet rekord ditor

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 910, ndërsa…

Gjermania dërgon avionë luftarakë ‘Tornado’, në zonën e Detit Baltik

Gjermania po dërgon avionë luftarakë ‘Tornado’ dhe një avion patrullimi detar në…

Mediat turke: E kryer, Vedat Muriqi te Lazio

Lajmet e fundit që vijnë nga Turqia konfirmojnë se sulmuesi i Fenerbahçes,…