Në ditën kur Komisioni Verifikues verifikoi mandatin e 120 deputetëve të Parlamntit të Maqedonisë së Veriut, të dalur nga zgjedhjet e 15 qershorit, munguan pesë deputetë. Në mesin e atyreve që munguan ishte edhe z. Menduh Thaçi, kryetari i PDSH-së. Kemi të bëjmë me vazhdimin e sjelljes nonshalante të Thaçit karshi institucioneve shtetërore, apo me ndonjë truk të cilën do ta përdorë më vonë Thaçi, kjo mbetet për t’u parë!
Ndonëse u përpoqëm që të dijmë nëse kryetarja e Komisionit Verifikues, zonja Jagoda Shahpaska, i ka pasur arsyetimet për mungesë të këtyre deputetëve të rinj, megjithatë nga shërbimet e Parlamentit nuk arritëm të sigurojmë përgjigje.
Ndërkaq nga shërbimi për informim në PDSH na thanë se, Kryetari i Partisë dhe deputeti i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, ka munguar me arsye dhe arsyen e kemi deponuar tek shërbimet e Parlamentit! Deputeti Thaçi nuk ka pranuar të futet në një sallë ku ka pasur edhe të ftuar të tjerë, si mysafirë dhe, në mesin e tyre ka qenë edhe një i cili ka dalur pozitiv në testin e koronavirusit. Bëhet fjalë për aktivistin e BDI-së, Dr. Selver Xhemaili, ndryshe, shefi i kabinetit të “u.d. kryetarit të BFI-së”, Shaqir Fetait, të cilët, që të dy, në të njëjtën kohë, janë trajtuar kundër këtij virusi në kushte shtëpiake.
Nga shërbimi për informim i PDSH-së thonë se, me të parë personin në fjalë tek shkon dhe përshendetet me deputetë, menjëherë i është sugjeruar Kryetarit, z. Menduh Thaçi që, në mënyrë demonstrative ta braktisë sallën ku po verifikohej mandati i deputetëve të rinj të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.
“Persona të infektuar e të paverifikuar nga institucionet kompetente mjekësore se tashmë janë shëruar plotësisht, nuk kanë se çka dalin në publik, aq më pak të futen brenda institucionit aq të rëndësishëm prej të cilit varet fati i shtetit. Çka nëse infketohen tri-katër deputetë të nevojshëm për ta bërë numrin e shumicës parlamentare për votimin e Qeverisë së vendit? Ne druajmë se mund të jetë ndonjë sabotim i planifikuar: të depërtojë pandemia në Parlament dhe të mos ketë mundësi konstituimi të qeverisë së re”, nënvizojnë nga shërbimi i PDSH-së!
Ndryshe, në sallën e Parlamentit, në ditën e verifikimit të mandateve, nuk ka marë pjesë mysafiri Shaqir Fetai, ndonëse ka qenë i ftuar si përfaqësues i komunitit të myslimanëve të vendit, për shkak se ka dalur pozitiv me Koronavirus, kurse, në vend të tij ka marë pjesë “shefi i tij”, dr. Selver Xhemaili, i cili ka rezultuar pozitiv bashkë me Shaqir Fetain. Ndryshe, Selver Xhemaili, është aktivist i denjë i BDI-së si dhe vëlla i funksionarit të BDI-së, Hisen Xhemaili.
Nga shërbimet e Parlamentit thonë se, në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me ndonjë lëshim të shërbimeve përkatëse të Parlamentit, por, gjithësesi që do të hetohet rasti dhe, nëse konstatohet se ka qenë lëshim, madje edhe i paqëllimshëm, do të ketë përgjegjësi për ata shërbime që janë të angazhuar për protokol dhe për ruajtjen shëndetësore e fizike të përfaqësuesve të popullit./topTetova/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…