Midis nesh

Jo njëherë është thënë se arti nuk bëhet me injorantë e as me preferenca miqsh. Me mikun mund të pish kafe, por ta fusësh atë në një botë të panjohur, nga ku nuk do të mund të dalë kurrë, vërtet është një krim.
Arti nuk bëhet sa për sy e faqe e as për të krijuar balanca artificiale. Arti ose është art ose nuk është, dhe ata mund ta bëjnë vetëm ata që jetojnë ditë e natë me artin. Pra, nuk mund ta bëjnë tregtarët, të cilat kanë krejtësisht një botë tjetër, as berberët, as bukëpjekësit…
Tirana, realisht, si qendër më e madhe kulturore e shqiptarëve, herë pas herë, me qëllim të përfshirjes së të gjitha hapësirave shqiptare, din edhe të dëshpërojë dhe irritojë. Jo pak herë për nisma e aktivitete kulturore, sidomos nga Maqedonia, fton individë të gabuar që nuk kanë asgjë të përbashkët me kulturën. Krejt kjo, si pasojë e miqësive, interesave dhe qëllimeve private.
Ose, ndonjë herë bëhet thjeshtë si formalitet përfaqësimi dhe në fund del se këta anonimë shërbejnë vetëm si numër e figurantë. Kur mungon serioziteti, në pah del qesharakja, e cila pastaj shndërrohet në dëshpërim. Mbase kjo është mungesë e mospasjes s një adresë të caktuar unifikuese, jo vetëm në Shkup, Prishtinë e Tiranë, por edhe aty ku pak është e besueshme, si pasojë e mentalitetit grupor dhe provincial. Ndaj dhe gjerat shpesh na ndodhi ad hoc.
Të jemi të qartë arti nuk duron improvizime. E, fatkeqësisht ata (jo gjithmonë me fajin e tyre) që nuk e njohin materien e caktuar dhe për të cilën futen në “zjarr” pa vetëdije, të vetmin shpëtim do ta kenë improvizimin, se ndryshe nga loja do ta dalin të “djegur”. Ndonjë shkrimtar a botues nga Tirana, bie fjala, mund të ketë miq në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, që nuk janë shkrimtarë dhe kjo nuk do të thotë që këta miq si e si do të duhet t’i bëjmë shkrimtarë.
Secili ka lidhje private me dikë dhe kjo mbetet vetëm në rrafshin e privatësisë. Por, kur këto lidhje private shfrytëzohen për lidhje me karakter publik, atëherë është e qartë se kemi të bëjmë me një abuzim të ndytë. Sepse imponimi i privatësive në çështje që kanë kornizë të caktuar, hyn në hapësirën e primitivizmit dhe keqpërdorimit të besimit të një institucioni të caktuar, të një nisme publike që është tradicionale apo të një aktiviteti të rëndësishëm me karakter mbarëkombëtar, i cili mban emrin e një personaliteti të shquar, figurën e të cilit duhet pasur kujdes që të mos njolloset.
Jeta kulturore me improvizime, miqësi e abuzime, është jetë me nuanca kiçi…
/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

HOXHË MAXHERJA – NJË FIGURË E NDRITSHME ATDHETARE

Monografi Këto ditë doli nga shtypi monografia “Hoxhë Maxherja – figurë e…

A e kuptojmë këtë letërsi!

Ballsor Hoxha për kritikën letrare (Enkas për Hejza-n)Unë nuk e shikoj këtë…

Kozmopolitizmi shqiptar!

Midis nesh Kohëve të fundit në Tiranë me këmbëngulje insistohet për njëfarë…

Ta duash lirinë deri në vdekje

Në fokus Historia e njerëzimit shekullin XIX do ta kujtojë edhe për…