Ndërsa po rritet presioni mbi Gjermaninë për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë, vendi duket se ngurron ta bëjë një gjë të tillë së paku deri më tani.

Polonia ka ofruar “Leopard 2” e saj për forcat ukrainase, por duhet një nënshkrim nga Berlini, i cili ka të drejtën e licencës së eksportit.

Raportet kanë sugjeruar se gjermanët do të pranonin të dërgonin tanket e tyre nëse edhe SHBA-ja do të bënte një gjë të tillë me tanket Abrams, raporton skynews.

Megjithatë, amerikanët argumentojnë se Abrams është një makinë më komplekse – që kërkon më shumë kohë për trajnimin e ushtarëve ukrainas.

Thomas Jaeger, një analist politik në Universitetin e Kolnit, tha për Los Angeles Times se “Scholz dhe partia e tij ende besojnë në sloganin e vjetër të Luftës së Ftohtë “Waffen bringen kein Frieden” (Armët nuk sjellin paqe), pra dërgimi i armëve ka qenë mallkim dhe ende është për ta”.

Që nga pushtimi i Rusisë, Gjermania është përpjekur të shmangë konfrontimin me Moskën. Berlini ka argumentuar gjithashtu se dërgimi i tankeve të epokës sovjetike do të ishte më efektiv pasi ukrainasit tashmë janë të trajnuar për to.

Disa kanë thënë se Gjermania ka frikë nga zgjatja e luftës, por të tjerë thonë se ky shqetësim është i gabuar me Rusinë tashmë plotësisht të angazhuar në luftë.

Dhe javën e kaluar, Marie-Agnes Strack-Zimmermann, nga Partia Demokratike e Lirë (FDP) e Gjermanisë, tha se Partia Social Demokrate e Scholzit e ka keqkuptuar kuptimin e pacifizmit.

Ndryshe, Gjermania është një ndër shtetet kryesore që po e ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën në luftën kundër pushtuesit rus, i cili ka filluar më 24 shkurt. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zbulohen 157 imigrantë në Bogdanc

Një grup imigrantësh është zbuluar në afërsi të Bogdancit, njoftojnë nga MPB.…

Kurti: S’lejojmë marrëveshje për shkëmbim territoresh as në Shtëpinë e Bardhë as në Shtëpinë e Gjelbër as në të Kuqen

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka deklaruar sot se sa është ai…

Aksion i madh policor në Tetovë, sekuestrohen 22 kilogram drogë

Policia sot rreth orës 17:00 ka filluar një operacion anti-drogë në Tetovë.…

Ambasada e SHBA-ve në Moskë, thirrje amerikanëve të mos udhëtojnë në Rusi

Ambasada amerikane në Moskë u bëri thirrje shtetasve amerikane të mos udhëtojnë…

Policia e Shkupit fton në bisedë informative një nga organizatorët e Protestës për drejtësi

Deri tani së paku një nga organizatorët e Protestës për Liri dhe…