Autoritetet japonezë dhe koreano-jugorë bëjnë me dije se Koreja e Veriut lëshoi një raketë tjetër interkontinentale mëngjesin e së mërkurës, duke rritur më tej tensionet në rajon.

Raketa fluturoi për më shumë se një orë përpara se të binte në ujërat japoneze, në një akt që për shumë ekspertë ishte një kundërpërgjigje ndaj inkursioneve të fundit të avionëve spiunë amerikanë.

Peniani e cilësoi kalimin e avionëve amerikanë një ngjarje të rëndë dhe më herët kërcënoi se do t’i rrëzonte ata nëse do të vijonin me të tilla provokime.

Shqetësimet e sigurisë janë rritur në gadishull këtë vit pasi Koreja e Veriut testoi disa armë të reja. Si përgjigje, SHBA dhe Koreja e Jugut kanë shtuar stërvitjet e përbashkëta ushtarake rreth gadishullit.

Raketa e Koresë së Veriut të mërkurën fluturoi drejt lindjes nga Pheniani për më shumë se një orë përpara se të zbarkonte në perëndim të Japonisë rreth orës 11:15 me orën lokale. Fluturimi me kënd të lartë mbuloi një distancë prej 1000 km.

“Ne dënojmë fuqishëm lëshimin e një rakete balistike me rreze të gjatë veprimi nga Koreja e Veriut si një akt i rëndë provokues që dëmton paqen dhe stabilitetin e gadishullit Korean dhe komunitetit ndërkombëtar dhe është një shkelje e qartë e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, shkruhej në reagimin e përbashkët të dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

​Kurti: Nuk duhet t’i harrojmë krimet e Serbisë, por të kërkojmë të vendoset drejtësia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se krimet e Serbisë në Kosovë…

Osmani: Nuk mund të ketë paqe në rajon pa zbardhjen e fatit të zhdukurve

Në 24-vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, presidentja e Kosovës, Vjosa…

Shtyhet gjykimi për “Monstrën”

Sëmundja e avokatit Asmir Alispahiq, avokat mbrojtës i disa prej të pandehurve…

Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë mbështetje Maqedonisë së Veriut për hetime financiare dhe problemin e pastrimit të parave

Zv. kryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, gjatë…

Zyra e Kryeministrit: S’kemi marrë ftesë për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj

“Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi…