Policia britanike po heton një sulm ndaj një protestuesi, i cili u filmua duke u rrahur nga disa burra pasi u tërhoq zvarrë në konsullatën kineze në Mançester, gjatë protestave kundër presidentit kinez Xi Jinping.

Në videon e publikuar nga BBC, shihet një burrë me kapelë të zezë dhe flokë të gjata, duke u tërhequr zvarrë brenda dyerve të oborrit të konsullatës, ku është shqelmuar dhe grushtuar nga pesë persona derisa ai po qëndronte i shtrirë në tokë.

Siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, njëri prej tyre ia shkulë flokët dhe e tërheq zvarrë, e më pas intervenon policia që e nxjerr nga oborri i konsullatës.

Protesta e së dielës u zhvillua në ditën e parë të kongresit të Partisë Komuniste që është në pushtet në Kinë, ku Jinping pritet të fitojë mandatin e tretë.

Më herët para konsullatës janë vendosur disa mbishkrimet. Një prej tyre shkruante “qielli do të shkatërrojë Partinë Komuniste kineze”, si dhe ishte ekspozuar një karikaturë që e tregonte presidentin kinez me një kurorë në kokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Sot morëm një lajm të mirë, po afrohet lirimi i Grupit të Kumanovës”

Shkruan: Fatmir Reçica Llugaxhia, luftëtari i UÇK-së Sot morrem një lajm të…

Maqedonia e Veriut ka mangësi në mbrojtjen nga ndotja e ajrit

Sipas Komisionit Evropian, kapacitetet administrative në fushën e mjedisit, në të gjitha…

Blinken: Putin do të tentojë të rrëzojë qeverinë në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se është “i bindur” se…

Kosovë: Burgim deri në 10 vjet për zjarrvënie të qëllimshme

Si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë rajone të ndryshme të Kosovës…

Familja nga Kosova kallëzim penal kundër spitalit “Zhan Mitrev”

“Djalin e dërgova në spitalin ‘Zhan Mitrev’, në tetor të vitit të…