Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile në bashkëpunim me qytetarë nga Kosova Lindore kanë protestuar të hënën kundër politikave serbe ndaj vendbanimeve shqiptare në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.

Protesta ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar i Kosovës në Prishtinë.

Motoja e kësaj proteste është “Stop padrejtësisë të shtetit serb që po zhvillon ndaj qytetarëve shqiptarë që jetojnë në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit”.

Në këtë protestë paqësore mbajtën fjalim kryetari i Unionit Shqiptar, Dashamir Uruqi dhe koordinatorja e Kuvendit Kombëtar Shqiptar Linda Shaqiri, ku u diskutua se nga viti 2011 është duke u zhvilluar spastrimi etnik në këto tri komuna. Aty u tha se në këto komuna në shëndetësi nuk ka asnjë shqiptar të punësuar dhe se Lugina ka nevojë për ndihmë të gjithanshme morale e ekonomike, pasi që këto komuna nuk mund të arrijnë rezultat të dukshëm me 2 milionë eurot që jep Kosova, e zero nga Shqipëria.

Kryetari i Unionit Civil Dashamir Uruqi tha se problemi kryesor qëndron tek trajtimi i shqiptarëve në Serbi në të gjitha fushat.

“Na ka bashkuar në këtë tubim fati i Luginës. Janë shkelur në mënyrë të vazhdueshme liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, të drejtat kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve… 06:52 Problemi kryesor qëndron tek trajtimi i shqiptarëve në Serbi , në të gjitha fushat. Në sektorin e shëndetësisë situata është shumë e rëndë , në Preshevë ku jetojnë 90% shqiptarë drejtori i shtëpisë së shëndetit është serb , në spitalin rajonal të Vranjës ku rreth 40% të pacientëve janë shqiptarë nuk ka mjekë, motër medicinale e as mirëmbajtëse shqiptare Në doganë janë vetëm 13 shqiptarë,” tha Uruqi.

Uruqi rekomandoi që në të gjitha bisedimet e ardhshme Kosovë-Serbi të vihen në truezën e bisedimeve të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve në Kosovën Lindore. Dhe se kërkojnë ndëshkimin e Serbisë për agresionin ushtarak ndaj Kosovës me 24 Shtator 2023, si dhe hetim ndërkombëtarë për Aleksandar Vuçiq.

Gjithashtu Uruqi shtoi se Kosova Lindore ka nevojë për ndihmë të gjithanshme morale e ekonomike, qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të shfrytëzojë të gjitha mundësitë për të vendosur në buxhetin e shtetit të tyre shifra të rëndësishme financiare, me të cilat mund të kenë ndikim në jetën e shqiptarëve në luginë.

“Shtatë partitë e shqiptarëve në Kosovës Lindore nuk janë bashkë, ata nuk bëhen bashkë se i tundon kolltuku e jo kauza kombëtare shqiptare. Kosova Lindore ka nevojë për ndihmë të gjithanshme morale e ekonomike. Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të vendosur në buxhetin e shtetit të tyre shifra të rëndësishme financiare me të cilat mund të kemi ndikim në jetën e shqiptarëve në luginë. Me zero euro që jep Shqipëria dhe 2.8 milionë euro që jep Kosova nuk mund të arrijmë rezultate të dukshme në Kosovën Lindore”, vijoi Uruqi.

Koordinatorja e Kuvendit Kombëtar Shqiptar, Linda Shaqiri, tha se nga viti 2011 spastrimi etnik në këto komuna po zhvillohet.

“Janë trojet tona etnike padrejtësisht të ndara jashtë trungut tonë shqiptarë. Në sytë e Evropës po zhvillohet një diskriminim, dhe ne sot do i themi ndal dhe do ngrehim zërin kundër këtyre padrejtësive. Komunat tona po zbrazen, po boshatisen. Nga viti 2011 po zhvillohet spastrimi etnik në këto tri komuna: Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, tha Shaqiri.

Gjithashtu protestuesit shtuan se do të mundohen të mbajnë një protestë paqësore edhe në Shqipëri, pasi që Edi Rama nuk ka folur kurrë për Luginën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kurti nderohet me një çmim nga Forumi Ekonomik i Vjenës

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sot në Prishtinë, për…

Haxhiu: Këta që sot shtiren kinse janë kundër fusnotës, kur ajo u instalua s’e thanë asnjë fjalë të vetme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po thotë se qytetarët e Republikës së…

ShBA-ja pati 199 të shtëna masive që nga fillimi i vitit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga fillimi i vitit 2022 ka…

Të hënën protestohet në Kërçovë

Mbështetësit e El Chekes – kundër të cilit po zhvillohet proces gjyqësor,…

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth, ngrihen zërat kundër monarkisë: Charles është fyerje për demokracinë

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, pas 70 vitesh në fron, u pasua…