Protestuesit gjatë tërë kohës bërtitnin “Ndaloni luftën”.

Disa mbanin pankarta në duar ku shkruhej: “Ne qëndrojmë me Ukrainën”, dhe disa të tjerë mbanin fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin.

Granatimet ruse në një central bërthamor në Ukrainë që ndodhën të premten dhe kërcënimi i nënkuptuar i Putinit për luftë bërthamore, kanë shqetësuar edhe qytetarët e Japonisë.

Ky shtet pësoi sulme atomike në fund të Luftës së Dytë Botërore në Hiroshima dhe Nagasaki, si dhe katastrofën më të keqe bërthamore që nga Çernobili në Fukushima në 2011.

“Është shumë e tmerrshme”, tha Yukiko Asano, që ishte pjesë e protestës.

Protesta, një nga më të mëdhatë në Tokio në vitet e fundit, përfshiu edhe njerëz nga Evropa.

Protestuesit u veshën verdhë dhe kaltër, ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

“Ne duhet të ndalojmë Putinin. Duhet t’i japim fund diktaturës”, tha një protestues tjetër.

Protesta kundër pushtimit rus të Ukrainës, janë organizuar edhe në shumicën e qendrave tjera botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gajser: Nëse gjykata nuk e kryen punën, do ta kryej vetë

Gazetari i gazetës italiane La Verita, Laris Gajser, i cili i publikoi…

Naser Rugova: Kryesia në dorëheqje e LDK-së po përpiqet ta imponojë kandidatin e vet për kryetar të partisë

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje…

“Çmenden grekët”, dy të rinjtë shqiptarë publikojnë VIDEON ku vënë në rresht USHTARËT grekë

Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku duket se shqiptarët u…

Gjykata e Moskës aktakuzë të re kundër Navalny

Gjykata e Moskës në Lefortovo ka ngritur një aktakuzë të re ndaj…

KSI: Të mbeten në fuqi masat kufizuese

Përkundër faktit se është zvogëluar numri i pacientëve të ri që janë…