Me transparent “Për qeveri popullore’ dhe brohoritje ‘Maqedoni’, ‘Asnjëherë e veriut, vetëm Maqedoni’, sot para Zyrës së Bashkimit Evropian në Shkup filloi protesta që u paralajmërua në rrjete sociale.

Strashko Ollumçev, kryetari i Partisë Popullore Maqedonase theksoi se kjo është protestë e popullit maqedonas, i pakënaqur nga puna 30-vjeçare e Kuvendit të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Neve na kontestojnë të drejtën e vetidentifikimit dhe në këtë rast, ne maqedonasit kemi të drejtë, nga Zoti, që ta mbrojmë, ta ruajmë identitetin dhe shtetin. Shumë viktima ka dhënë Maqedonia ndër shekuj, për të lejuar politkanë të korruptuar nën komandimin e Brukselit dhe Qeverisë botërore në hije për të na hequr”, tha Olluçev.

Marshi protestues përfundoi para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa për shkak të marshit disa rrugë në Shkup u bllokuan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…