Një skulpturë e liderëve të G7, e ngjashme me Malin Rushmore dhe e krijuar nga mbeturina elektronike është ngritur në Cornëall përpara Samitit të G7. E quajtur “Mount Recyclemore“, vepra synon të nxjerrë në pah dëmin e shkaktuar nga asgjësimi i pajisjeve elektronike. Skulptori Joe Rush nëpërmjet saj përcjell mesazhin për ripërdorimin e këtyre pajisjeve

“Duhet të riparohen në mënyrë që të ripërdoren sepse gjithçka po shkon në depot e mbeturinave”.

Shtatë udhëheqësit në skulpturë janë Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, Kryeministri i Japonisë Yoshihide Suga, Presidenti Francez Emmanual Macron, Kryeministri i Italisë Mario Draghi, ai kanadez Justin Trudeau, Kancelarja e Gjermanisë Merkel dhe Presidenti i SHBA, Joe Biden.

Rush shpjegoi se vendndodhja shumë e dukshme u zgjodh në mënyrë që kur liderët të fluturojnë mbi Hotel “Carbis Bay”, aty ku do të mbahet samiti këtë fundjavë, të mund të vënë re skulpturën.

“Mesazhi kryesor është ‘bisedoni me njëri-tjetrin’ dhe zgjidheni këtë rrëmujë!” shtoi Rush.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 53 milion ton mbeturina elektronike u gjeneruan në të gjithë botën në 2019 – mbi 9 milionë tonë më shumë se pesë vjet më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Geer për Qeverinë e RVM-së: Të mos keqpërdoret flamuri evropian

“Raporti i Komisionit Evropian për përparimin e vendit i përmbush kushtet për…

​Von der Layen: BE-ja duhet të përgatitet për variantin e ri Omicron

Omicron, i cili u zbulua për herë të parë në Afrikën e…

Studiuesit kanë zbuluar fakte të reja për koronavirusin: Qëndron tek një i infektuar për 49 ditë

Studiuesit kinezë dyshojnë se kanë gjetur një formë të re të koronavirusit,…

Njeriu i gëlltitur nga balena tregon si arriti të shpëtojë

“I gëlltitur nga balena”, tingëllon si ndonjë ëndërr e keqe e fëmijëve,…