Peruja e ka mbyllur për një kohë të pacaktuar pikën e famshme turistike “Machu Picchu” për shkak të protestave të vazhdueshme kundër presidentit të ri të vendit.

Qeveria tha se e mbylli vendin dhe e shtegun Inka që të çon drejt tij, për të mbrojtur turistët dhe qytetarët. Qindra njerëz që kishin mbetur të ngecur për orë të tëra në kala tani janë shpëtuar.

Protestat e dhunshme, të cilat kanë lënë dhjetëra njerëz të vdekur, filluan kur lideri i mëparshëm i Perusë u rrëzua.

Shërbimet hekurudhore për në Machu Picchu u pezulluan të enjten pasi disa shina treni u dëmtuan, dyshohet se kjo u bë nga protestuesit.

Ministri i Turizmit, Luis Fernando Helguero, në një konferencë shtypi të shtunën, ka deklaruar se 418 persona ishin bllokuar në pikën turistike.

Megjithatë, të shtunën mbrëma, ministria e turizmit njoftoi se të gjithë vizitorët, prej tyre 148 të huaj dhe 270 peruanë, ishin evakuuar në mënyrë të sigurt në trena dhe autobusë, shkruan BBC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

BE-ja përgatit një paketë të nëntë sanksionesh ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian po punon për një paketë të nëntë sanksionesh ndaj Rusisë…

Në Bosnje mirëpritet rezoluta e Malit të Zi për Srebrenicën

Anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, e mirëpritën…

Paralajmërohet hapja e një shoqate të re bullgare në Maqedoni

Pas dy shoqatave bullgare dhe klubeve “Mbreti Boris i tretë” dhe “Vanço…

Detaje nga prokuroria: Isuf Koka s’ka gjuajtur me armë zjarri

Prokuroria ka dal me të dhëna të reaj lidhur me incidentin afër…

Anulohet seanca e rastit Monstra për 18 shtator, nuk u publikuan “bombat”

Është anuluar seanca lidhur me rastin Monstra për 18 shtator. Sot nuk…