Policia ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët kanë hedhur koktej molotovi ndaj kompleksit të qeverisë në qendër të Hong Kongut.

Mijëra protestues në Hong Kong kanë sfiduar ndalesën e policisë dhe kanë dalë në qendër të qytetit për të marshuar.

Më herët, policia refuzoi kërkesën e Frontit për të Drejta Civile për të organizuar marshin e sotëm, por pavarësisht kësaj, protestuesit dolën në rrugë.

Protestuesit bllokuan trafikun dhe detyruan që shumë dyqane të mbyllen.

Protestuesit po ashtu u ndalën pranë konsullatës britanike dhe valëvitën flamujt britanik dhe kënduan himnin e këtij shteti, në një përpjekje për të rritur mbështetjen ndërkombëtare për kauzën e tyre.

Qindra protestues sulmuan zyrat qeveritare, duke hedhur gur dhe koktej molotovi.

Ende nuk ka raportime për numrin e të arrestuarve apo personave të lënduar.

Protestat në Hong Kong nisën në qershor, pasi qeveria prezantoi një projektligj që do të mundësonte ekstradimin e personave të arrestuar në Kinë. Më pas, qeveria e tërhoqi këtë projektligj, por protestuesit zgjeruan kërkesat e tyre, duke kërkuar zgjedhje të reja dhe që policia të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj.

Që prej se kanë nisur protestat në Hong Kong, mbi 1,300 persona janë arrestuar. /REL/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Çfarë sherri në një bar në Skoci (VIDEO)

Pamje dramatike tregojnë se si një grua e godet vazhdimisht një burrë…

Kërcënon Dodik: Do ta formojmë ushtrinë e Republikës Serbe

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik tha në një intervistë…

Rreth 940 mijë shqiptarë të arsimuar duan të largohen nga Shqipëria

Në fillim të viteve ‘90 shqiptarët donin të jetonin në Europë, tani…

Vdes nga koronavirusi ish-ministri francez, Patrick Devedjian

Ish-ministri francez, Patrick Devedjian, ka vdekur nga koronavirusi të dielën në mëngjes.…

Gjatë 24 orëve në Shkup janë sanksionuar 41 shoferë për ngasje të shpejtë

Gjatë 24 orëve në Shkup janë sanksionuar  41 shoferë për ngasje të…